• |
ide | kryesore

Afërdita Dreshaj kërcen nën ritmet e muzikës së Shpat Kasapit (Video)

F1, Paparazzi



Sezoni i ri i “Xing me Ermalin” nisi me këngëtaren, modelen, kërcimtaren, Afërdita Dreshaj. Së fundmi ajo kurorëzoi dashurinë në martesë me hokeistin çek. Që nga propozimi i veçantë në taracë nën dritën e hënës dhe qirinjve, duke vijuar me festën e beqarisë e deri te martesa e përrallore në ShBA, Afërdita u bë kryfjalë e mediave rozë. Por le të ndalemi në intervistën që ajo dha ditën e djeshme. Diçka që ndoshta  na ka shpëtoi në emisionin e Ermalit, ishte futja e Afërditës në skenë, në fakt muzika që u prit ajo. Pak e çuditshme por mëse e vërtetë Afërdita u prit nën tingujt e këngës së ish- të dashurit, Shpat Kasapi. Në sfond ishte kënga e famshme Adelina, dhe Afërdita nuk mund të mos rrinte pa e kërcyer, fundja dashuritë e vjetra nuk harrohen. 

6CB584EE-A44C-4CE7-987A-9582CB526A5B



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *