• |
ide | kryesore

Boks/ “Ndeshja e shekullit 2”, Mayweather lajmëron kthimin dhe sfidon Pacquiao

Sport



Ndonjëherë rikthehen. E ky është rasti surprizues i 41 vjecarit amerikan, Floyd Mayweather, që lajmëron kthimin në ring përmes Instagram. Boksieri i pamundur në ring gjatë gjithë karrierës do ti japë mundësinë e revanshit, në një distancë prej 3 vjetësh, filipinezit Manny Pacquiao, në atë që në 2015 u përcaktua si ‘Ndeshja e Shekullit’. “Do të kthehem në ring këtë vit për tu ndeshur me Manny Pacquiao. Një tjetër cantë me 9 shifra po vjen” shkruhet në postimin e Money, që ndeshjen e fundit e ka zhvilluar në 27 gusht të 2017 kundër kampionit të arteve marciale Conor McGregor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *