• |
ide | kryesore

De Raho: Mafia shqiptare e barabartë me klanet tona

Lajme, Të fundit

“Mafia nigeriane dhe ajo shqiptare, janë më prezentet në Itali të cilat po i hetojmë në vazhdimësi”. Janë fjalët e kreut të Antimafias italiane dhe Antiterrorizmit, Federico Cafiero de Raho gjatë një ceremonie të mbajtur në Kazerta.

“Mafia shqiptare punon në një pozicion të barabartë klanet tona kriminale me të cilat ajo ka bërë marrëveshje për të menaxhuar trafiqet e tyre të paligjshme. Një prej këtyre trafiqeve është edhe ai i cigareve që dukej se ishte zhdukur prej kohësh, por që është rikthyer”.

Në Shkurt të këtij viti, kreu i antimafias italiane Federico Cafiero de Raho vizitoi edhe Tiranën ku kryefjala e takimeve me autoritetet më të larta shqiptare ishte bashkëpunimi mes dy vendeve për goditjen e grupeve kriminale të trafikut të drogës dhe armëve.

1 Comment

  1. Te rren mendja .
    A ke mafioz komisar poicie ti ?
    A ke mafioz deputet ti?
    A ke mafioz kryetar bashkie ti?
    A ke mafioz drejtor drejtorie ti?
    A ke mafioz qe te fitoj mbi 70% te tenderave drjtperdrejt ti?
    A ke mafioz qe te fitoi miliona euro me PPP ti?
    ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,etj etj
    Ne i kemi te gjitha , prandaj matu kur flet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu