• |
ide | kryesore

Digjet klinika dentare në Tiranë. Gjenden gjurmë gjaku dhe dyshimet e para

Lajme, Të fundit



Një klinikë dentare është djegur gjatë natës në Laprakë.

News 24 raporton se klinika që është djegur i përket stomatologut Besian Tusha.

Policia dyshon se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, pasi në vendin e ngjarjen janë gjetur gjurmë gjaku.

Dyshohet se autori ende i paidentifikuar është lënduar kur ka thyer xhamin e derës se klinikes nga ku edhe është venë zjarri.

Si pasojë e zjarri ka pasur dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk ka pasur të lënduar. Policia ka shoqëruar një person të dyshuar.

Vijojnë  hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *