• |
ide | kryesore

F1 Singapore: Hamilton nuk ka rivalë, + 40 nga Vettel

Sport



Lewis Hamilton fiton Cmimin e Madh të Singapore e shkon + 40 ndaj Vettel në klasifikimin e Botërorit të Formula 1. Britaniku i Mercedes administron në perfeksion pole position, nuk gabon dhe hedh një tjetër hap të sigurtë drejt titullit kampion.

Hamilton ngjitet kështu në shkallën më të lartë të podiumit në fund të një gare të gjatë, por të mërzitshme e pa emocione. Për Ferrarin një tjetër e dielë anonime pas zhgënimit në Monza: Vettel iluzionon me startin e mirë, por më pas shuhet nën dritat e Marina Bay dhe si ai ashtu dhe Kimi Raikkonen duhet të kënaqen me pozicionet e nisjes.

Britaniku i Mercedes është i pakapshëm, garat që mbeten deri në fund janë gjithnjë e më pak (6) e ambicjet Botërore duken të fshira për skuderinën e Maranellos, që duhet të kënaqet me vendin e tretë të Vettel, që nuk arriti të kalonte Verstapen deri në fund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *