• |
ide | kryesore

Federata nuk e josh sa duhet Marotta-n: “Jam i Juventus”

Sport



Administratori i Deleguar i Juventus Giuseppe Marotta është një nga emrat më të përfolur për kandidaturën e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC).

Por kjo deri më sot, sepse Marotta e përjashton veten nga gara: “Jam i lumtur që disa shoqëri, disa presidentë, disa drejtues kanë menduar për mua. Është një fakt që më kënaq, por unë jam i Juventus, pikë”, ka thënë adminitsratori i deleguar i klubit bardhezi, që për kampionatin nuk ka asnjë dyshim.

“Nuk duhet të fshihemi për të thënë se jemi skuadra më e akredituar, që do të thotë se është edhe më e forta. Nëse nuk arrijmë të fitojmë kampionatin, faji do të jetë i yni”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *