• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Kujt ia kopjoi Rama idenë për emra poetësh në “Air Albania” (FOTO)

Lajme, Të fundit



Monika Kryemadhi ironizoi Edi Ramën për vendosjen e emrit të poeteve kombëtar të avionëve të ‘Air Albania’.

Kryetarja e LSI ka postuar disa foto nga kompania norvegjeze ‘Norëegian Air Shuttle’ për te cilën thekson se kjo kompani ka sjelle risinë e vendosjes se emrave te avionëve në respekt të heronjve dhe shkrimtareve të Norvegjisë.

“Por ky edhe kopjacin se bën mire”- ka ironizuar kryeministrin, kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi.

Kujtojmë se gjatë inaugurimit të ‘Air Albania’ Kryeministri shpjegoi edhe emrat e vendosur avionëve të rinj.

“Për ne që jemi të këtij vendi dhe që jemi të mësuar me atë çka na kujton menjëherë ai që Klemend Aderi e pagëzoi në 1875 si aparati fluturës që imiton zogun, shqiponja është gjëja e parë që mendojmë kur mendojmë për fluturimin. Ndërkohë që me këtë rast mësuam që aparatet fluturuese që imitojnë zogjtë duhet të kenë edhe emra. Dhe zgjodhëm që shqiponjave tona tu vëmë emrat e poetëve tanë. I pari është Lasgushi dhe tjetri që do vijë menjëherë pas fluturimeve test që do bëhen gjatë një muaji Stamboll-Tiranë do jetë Migjeni. Ambicia jonë është që në muajt në vijim të çojmë direkt nga Tiranë në Nju Jork Imzot Nolin. Po e mbyll me Lasgushin që kemi mbrapa duke nxjerrë 4 vargje nga ‘Vallja e Yjeve’. Falënderoj djemtë dhe vajzat e ‘Air Albania’. Veshjet e tyre nuk kanë të sharë, ose kush i shan është i sharë” – tha Rama.



5 Comments

  1. po po o kokmadhe.. nxirrni bishta ju tani. E cfare te keqe ka nese idene e ka marre diku tjeter ?

    E beri ai i gjati kete pune . I fitoi ca vota per zgjedhjet vendore vetem me kete akt ‘ kombetar’.

    Mos vazhdoni me se cdo njeri me mend do te thoshte ‘ u bene xhelooozee ketaaaa ?’

  2. Se ku shikohet ;;;akt kombetar”’ vetem keta qyrrashet e servilet mund ta emertojne kesht,. Ne se eshte akt kombetar, i bie qe qenkemi brenda ffllotes ajrore te turqise. Levdohuni, levdohuni me ate as qe e keni bere more trashaluqe servile te kallemit, por me kesi mashtrimesh, e genjeshtrash qe thote zotrote, si servil, qe fitokerka vota, trego qe ju luftoni per pushtet, e qe doni me c;do menyre ta mbani, sepse e dini se kush jeni e se c;keni bere. LAMASHE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *