• |
ide | kryesore

Lil Wayne tregon tentativën për vrasje

Paparazzi, Slider



Lil Wayne shpesh ka dhënë referenca në këngët e tij për “plumba që godisnin shumë pranë zemrës”, por gjithnjë ka thënë se ka qenë e paqëllimshme.

Gjithsesi, në një këngë në albumin e tij të ri “Tha Carter V” ai pranon se ka tentuar të vrasë veten duke e qëlluar me armë. Revista “Billboard” shkruan: “Kur ishte 12 vjeç, në shtëpinë e mamasë së tij, Wayne me një armë qëlloi veten në kraharor, por nuk kapi zemrën.”

Thuhet se ai ka vepruar në mënyrë të tillë pasi mamaja e tij nuk dëshironte ta lejonte më të bënte rep. Një ndër miqtë e tij më të ngushtë, Mack Maine ka treguar se tashmë Wayne ishte gati ta pranonte.

“Duke qenë një i rritur që arrin një nivel maturimi dhe rehatie, mendon: “Dua të flas për këtë duke qenë se e di që shumë njerëz mund të kenë kaluar të njëjtën gjë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *