• |
ide | kryesore

Lily Allen:Producenti deshi të më përdhunonte

Paparazzi, Slider



Ajo ka rrëfyer se është abuzuar seksualisht nga një ekzekutiv i industrisë muzikore. Lily kishte qëndruar në dhomën e tij të hotelit pas një feste dhe u zgjua duke shtyrë trupin e tij të zhveshur larg saj.  Ajo ka folur për këtë dhunim ndaj saj në librin që ka shkruar për jetën por ka zgjedhur që të mos e zbulojë emrin publikisht të këtij personi të rëndësishëm në industrinë muzikore.

“U zgjova sepse po ndjeja një person që po mbështetej në shpinën time, ishim të zhveshur të dy.  E ndjeva që po përpiqej të abuzonte dhe e shtyva,  u çova dhe u largova menjëherë.  E kam fajësuar veten kaq shumë sepse isha e pirë. “,- është shprehur Allen teksa ndihet fajtore që nuk e ka akuzuar atë person dhe ka vazhduar të punojë me të.

Një nga njerëzit që është përpjekur ta ndihmojë ka qenë këngëtari Chris Martin. Ajo ia di për nder Martin sepse ai i ka thënë: “Interesohem për ty, Dua të jemi miq. Dua të tëndihmoj. Nuk të shoh me atë sy , nuk dua të shkoj me ty.”- teksa e ka ndihmuar edhe me avokatët dhe me akuzat që ajo ka vendosur të ngrejë ndaj abuzimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *