• |
ide | kryesore

Loja personale e Berishës dhe Albin Kurtit me kufijtë e Kosovës

1, Arkiva, Ide

Tek intervista e fundit në Opinion, Sali Berisha, shpalosi pikëpamjet e tij politike rreth idesë të “korrigjimit të kufijve”. Sipas tij, kjo ide nuk derivon prej ndryshimeve gjeopolitike në nivel global (lexo: evoluimi i politikave të SHBA-së nën administratën Trump në Ballkanin Perendimor), por ekskluzivisht prej autoriteteve politike në Serbi dhe “argatëve të Beogradit” në Kosovë. Modifikimi i linjave territoriale në Ballkan, sipas Berishës, është edhe projekt origjinal serb edhe domosdoshmërisht do të rezultoje në “Serbinë e Madhe”.

Berisha vazhdon tutje duke konstatuar se edhe bashkimi kombëtar midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të mbështetet, nëse formalisht aprovohet edhe nga Serbia. Diskursi i Berishës në Opinion, si zakonisht, karakterizohej nga një retorikë e zbrazët nacionaliste dhe gjuhë agressive, por si rrallëherë këtë radhë edhe përmbajtësisht, nga një gjykim totalisht josubstancial dhe përplot defekte politike.

Së pari, Berisha në mënyrë krejtësisht naive interpreton se korrigjimi i linjave kufitare është rrjedhojë e relacioneve personale Thaci- Vucic. Në thelb, gjatë gjithë intervistës të tij, Berisha i referohet vetëm deklaratave të Koshtunicës, Tadic, Dacic apo Vucic, duke neglizhuar në tërësi konstelacionin ndërkombëtar në evoluim e sipër që ka mundësuar opsione alternative si bosht për normalizim marrëdhëniesh.

Berisha injoron krejtësisht faktin se SHBA tashmë nuk e përjashtojnë në mënyrë decisive idenë e korrigjimit të kufijve (lexo: pra, e pranojnë këtë skenar) si çelësin për përmbylljen e kontesteve bilaterale Kosovë- Serbi. Po ashtu, një lëvizje e ngjashme në qëndrim gjeostrategjik është krejtësisht e vërejtshme edhe tek një pjesë e gjerë e eksponentëve evropianë, përfshirë Frederika Mogernin. Në këtë kuptim, Berisha shfaqet jo vetëm si një lider i shpenzuar në kohë, por edhe totalisht jashtë kohe. Ai operon me retorikë demode nacionaliste të shekullit XIX- XX, pa asnjë referencë tek transformimet politike në rrafsh botëror në periudhën Trump. Pra, çfarëdo diskutimi rreth idesë të korrigjimeve territoriale, nuk mund të parashtrohet veç në nivel të ligjerimeve ditore nacionaliste, por duhet të jetë mjaftueshëm i vëmendshëm për rrethanat më të përgjithshme globale.

E dyta, Berisha me qëllim të minimizimit të rëndësisë së benefiteve eventuale të korrigjimit të kufijve, konstaton se Kosovës nuk i duhet fare njohja nga Serbia. Sipas tij, Kosova mjaftohet vetëm me njohjen nga SHBA. Të tjerat, si njohja nga Ishujt Faroe si njohja nga Serbia, për nga pesha politike, vazhdon Berisha, janë të njejta. Me këtë nivel gjykimi politik, Berisha jo vetëm që nuk reflekton fare pjekurinë e një ish burrështetasi politik, por nuk është madje as në nivel të një opinionisti mesatar politik.

Njohja nga SHBA dhe fuqitë tjera evropiane për Kosovën, natyrisht, është e pazëvendësueshme për Kosovën. Sidoqoftë, që nga strategjia e Junkerit, ku Kosova figuron në pozicion margjinal për integrim në BE e deri tek dështimi për anëtarësim në UNESCO e mungesa e ulëses në OKB, janë indikatorë se mosnjohja universale e shtetësisë të Kosovës është duke prodhuar efekte të rënda politike në përfaqësimin e saj ndërkombëtar. Nëse njëherë shmangia nga OKB ka qenë kusht për shpalljen e pavarësisë të Kosovës, sot anëtarësimi në OKB është kusht për kurorëzimin e shtetësisë. Në këtë variant, mbështetja e Rusisë në OKB është e domosdoshme. Pra, pranimi i këtij fakti nuk ka lidhje me politika filoruse, por vetëm si aprovim i një gjendje të dhënë në terren dhe njohje e realitetit të ri politik. Berisha, ndonëse u paraqit me qëndrimin e burrështetasit të përgjegjshëm në Opinion, duke injoruar gjithë këtë kompleksitet rrethanash, në fakt, vetëm zgjodhi rrugën e lehtë të atraktimit të publikut dhe jo versionin e rëndë të zgjidhjes të cështjes.

E treta, Berisha tha se cfarëdo prekje e kufijve në fakt është precedent për të ndërtuar
Serbinë e Madhe të ideuar prej pararendësëve të Vucic. Këtu Berisha dështon të konceptojë domosdoshmërinë e kompletimit të shtetësisë të Kosovës nga obsesioni i tij permanent për t’u marrë me oponentët politikë. Në fakt, mënyra sesi ai e elaboron idenë është krejtësisht në kundërshtim me frymën e tij të proklamuar pan-shqiptare. Berisha aludon se pjesa më e vlefshme e aseteve të Kosovës është e lokalizuar në Veri të Kosovës (gjë që ai gabimisht e identifikon me komunën e Mitrovicës të Veriut gjatë gjithë intervistës) që nga Liqeni i Ujmanit deri tek Maja e Panqecit në Leposavic.

Këtu vlen të nënvizohet edhe banaliteti i krahasimit të liqeneve dhe kodrave me të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Në emër të një kodre, fushe dhe liqeni, Berisha është në gjendje të mohojë thelbësisht mundësinë e shpëtimit të 80.000 shqiptarëve në Serbi. Kësisoj, prapa preokupimeve të tij deklarative me fatin e kombit shqiptar, Berisha bie në kurthin e prezervimit të gjendjes ekzistuese të shqiptarëve atje.

Për më shumë, në intervistën e tij, ashtu si edhe  Albin Kurti, ai insiston se Kosova dhe Shqipëria duhet të angazhohen në mbështetje më të madhe financiare në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Kjo premisë tregon se qëdrimi i tyre s’është fare i mirëmenduar: asnjë donacion ndërkombëtar s’mund të transferohet në Serbi pa miratim paraprak të Ministrisë të Financave dhe Bankës Popullore të Serbisë atje. Pra, propozimi i tyre është teknikisht i pazbatueshëm por vetëm demagogjikisht funksional.

Në këtë kontekst, është ineteresante të shihen pikëpamjet e këtyre dy liderëve lidhur me mundësinë e korrigjimit të kufijve.

Takimi Kurti- Berisha, për shembull, nuk është asgjë tjetër veçse zgjatim i një kulture politike të deprivuar nga çfarëdo norme e qëndrueshme publike dhe çfarëdo parimi të përcaktuar politik. Me fjalë të tjera, ai takim është produkt i një politike të bazuar në rrokada momentale joparimore në praktikë dhe afirmim të narrativave agresive nacionaliste në publik. Ky takim s’mund të kuptohet asesi ndryshe, veç përmes një pezullimi i plotë i parimit të Kurtit se ainuk ndërton bashkëpunime politike pa pajtim paraprak programatik.

Përderisa Berisha barazon të majtën aktuale të Shqipërisë si mbeturinë politike të regjimit komunist, Kurti konsideron se në të është e mbruajtur vetë mundësia për zhvillim e një të majte atdhetare. Përderisa Kurti së voni është prononcuar pro deklarimeve të Ramës në Beograd për pavarësinë, Berisha besonte se ato janë vetëm një ndërhyrje e fuqishme në politikën e pavarur të Kosovës. Përderisa Kurti beson se bashkimi kombëtar është solucioni kryesor për zhvillim të shqiptarëve në përgjithësi, Berisha beson se kjo ishte një formulë ‘pro-ruse’ dhe ‘pro-serbe’ që i jep shtysë pretendimeve serbe në rajon. Përderisa Kurti insiston se pavarësia e Kosovës duhet të ndodhë përmes të drejtës për vetëvendosje njëanshëm, qeveria e Berishës pati pranuar edhe konceptin e ‘pavarësisë së kushtëzuar’ në emër të multilateralizmit.

Kurti dhe Berisha, pra, janë figura reciprokisht përjashtuese në politikë. Në intervistën e fundit, Berisha kundërshton paprekshmërinë e tërësisë territoriale të Kosovës, pikërisht duke u thirrur në Pakon e Ahtisaarit, përderisa krejt ekzistenca politike e Kurtit i detyrohet kundërshtimit të kësaj platforme politike. Ironia pra, është që vetë Kurti që ka kundërshtuar tërësinë territoriale të Kosovës të kodifikuar sipas Ahtisaarit dhe Kushtetutës të Kosovës, sot është shndërruar mbrojtësi i saj kryesor në praktikë.

Përkundër divergjencave konceptuale, Kurti dhe Berisha megjithatë përfundimisht janë bashkuar, së pari, nga frika e humbjes së kauzave të tyre historike, në rast se skenari i korrigjimit të kufijve zbatohet me sukses, dhe eventualisht do të hapte mundësinë objektive për bashkim kombëtar. Së dyti, nga pezmi i tyre personal ndaj Presidentit. Dhe, së treti, nga besimi në të njejtën metodologji të veprimit politik.

Berisha dhe Kurti vetëm kanë paralajmëruar rikthim në metoda radikale jashtë institucionale, kryesisht për shkak të faktit të disfatave të tyre elektorale. Berisha deklaron se qeveria Rama nuk bie asnjëherë me votë por me kryengritje popullore dhe rrëzim revolucionar të qeverisë. I shpenzuar në politikë, ai nuk mendon për perspektivën afatgjatë të Shqipërisë por për perspektivën afatshkurtër personale. Kurti, ngjashëm, ka paralajmëruar aksion popullor revolucionar kundër ekipit dialogues edhe pse nuk i ka shterruar paraprakisht mjetet demokratike për këtë gjë në Kuvend. Me parti të ndarë dhe besim elektoral në rënie, Kurti po shfrytëzon çdo sentiment popullor për t’u rifaktorizuar personalisht në skenën politike në Kosovë.

Pra, emëruesi i përbashkët i Kurtit dhe Berishës, është dhënia prioritet përfitimeve personale elektorale, në rrethana delikate politike, pa selektim adekuat të mjeteve dhe pa mendim të thellë të efekteve të veprimeve të tyre. Prandaj, përkundër dallimeve politike, unifikimi i tyre nuk është aspak i vështirë.

Në fund, diskutimi lidhur me këtë çështje duhet të parashtrohet edhe në nivel të kontributeve pozitive dhe benefiteve eventuale nga ky proces në tërësi. Kundërshtimi aprori dhe identifikimi i rreziqeve që vijnë nga ky process, është forma më e lehtë e angazhimit në këtë debat. Për këtë do të shkruaj një ditë më gjatë, por thelbi i benefiteve nga ky proces mund të rrumbullaktësohet si vijon:

E para, Kosova lirohet përfundimisht nga një gangrenë territorial, e cila as nuk është në kontroll të saj e as përtej kontrollit të saj. Avantazhi i Kosovës është që, në çfarëdo rrethane, liqeni i Ujmanit dhe komuna e Mitrovicës së Veriut do të mbesin pjesë integrale e territorit të Kosovës.

E dyta, Kosova përfundimisht do të marrë rol aktiv në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës dhe do të shtojë një popullësi prej 80.000 qytetarësh shqiptarë në territorin e saj.

E treta, Kosova përfundimisht lirohet nga Pakoja e Ahtisaarit dhe cfarëdo mundësie e një entiteti autonom serb në Kosovë apo cfarëdo bllokade institucionale nga ana e minoriteteve serbe në Kosovë.

E katërta, Kosova përfundimisht hap mundësinë objektive për bashkim me Shqipërinë apo zhvillim të lidhjeve tjera politike me hapësira të tjera shqiptare.

 E pesta, Kosova fiton me automatizëm mbi 80 njohje ndërkombëtare dhe merr përfaqësinë si shtet në arenën ndërkombëtare me axhendë të qartë për BE (gjë që tash është dukshëm e penguar prej 5 shteteve mosnjohëse).

E gjashta, Kosova fiton ulësen në OKB dhe rrumbullakëson përfundimisht shtetësinë e saj dhe subjektivitetin politik në nivel ndërkombëtar.

Në këtë kuptim, balancimi i përparësive dhe mangësive të këtij procesi, është një formë dukshëm më e komplikuar sesa refuzimi në mënyrën se si Berisha e ka shpalosur në Opinion. Në cfarëdo rrethane, ideja e korrigjimit të kufijve është më shumë precedent për fuqizim të shtetësisë së Kosovës dhe afirmim të interesave kombëtare në përgjithësesi, sesa prelud për Serbinë e Madhe. Me një fjalë, implikimet e këtij procesi janë krejtësisht të kundërta me proklamimet e Berishës në intervistë.

Ky është një moment tepër historik për të operuar me llogari elektorale dhe gjykuar në terma afatshkurtër politikë. Kurti dhe Berisha jo vetëm që janë duke përhapur klimën e kundërshtimit pa alternativë por edhe bashkëpunimin joparimor, pa përmbajtje dhe vizion. Në këtë situatë, të paktën, shoqëria kosovare duhet ta dëshmojë pjekurinë e vet duke kaluar tensionet ditore politike dhe menduar racionalisht në favor të të mirës së përbashkët. ©lapsi.al

17 Comments

  1. O idiot a nuk e di që askush nuk të lexon në këtë portal.
    Mut rilindas.
    Tradhëtar i Kosovës.

  2. Konfuzioni dhe deshira per te sherbyer nuk te bejne bindes dhe interesant Duke insistuar ne menyre te perseritur te fut ne kategorine e idiotve noterik te Shvejkut Fatkeqesisht!

  3. Ti e mban veten per Starter ne Kosove o Bâton,po ne fakt ty me Sartrin vetem ideologjia te bashkon,megjithese ai ne fund ndjeu zhgenjim,ti Po ndjen ngadhnjim.Te sherbejne eshte vlere,ti sherbejne Edi Rames eshte krim dhe katunarizem.

  4. Ti e mban veten per Starter ne Kosove o Bâton,po ne fakt ty me Sartrin vetem ideologjia te bashkon,megjithese ai ne fund ndjeu zhgenjim,ti Po ndjen ngadhnjim.Te sherbesh eshte vlere,ti sherbesh Edi Rames eshte krim dhe katunarizem.

    1. Andi dhe komentuesit analfabete ,injorante,truthare ,idiote te sali-lapsi! Ju s;keni tru fare dhe shani Batonin! T’i thuash dikujt qe e ka gabim mjafton per te mos perdorur fjale te ulta te shqipes! Mendoni o te nderuar saliniane se ju beson kush se jeni LLYMI?

  5. Si i tha Michael Corleones Tom Hageni – ” Kujtova se ishte Clemenza i shituri, po qenka Tessio…”
    KUJTUAM SE ISHTE VETON SURROI SERBOFILI ME I MADH, O BATON!

  6. Batoni ose nuk kupton ose nuk do te kuptoje qe, tezat e Thaçit thjesht e paster ri faktorizojne serbine. Gafe e madhe ose tradheti e madhe!

  7. Nje nga analizat me kembe ne toke qe eshte bere keto kohe bravo baton jo si pseudoanalistet e tiranes sidomos te lapsit

  8. Mor pleher, kur Kosova do te paska kaq perfitime sikurse na i rendite, perfshire dhe Ujmanin, me cfar do t’i paguaj? A thua serbia qenka bere dele?

  9. USA dhe UE nuk eshte se jane dakort per korigjim kufijsh, ne fund te fundit ata vete i caktuan kufijte aktuale, por ndryshe nga sa thua ti Baton ata thone se jane dakort nese Kosova dhe Serbia bien dakort, dhe nqs ju ne te vertete bini dakort per nderrime territoresh atehere veproni, t’ja leme historise t’ju gjykoje

  10. Z.Baton, e permend disa here faktin qe kosova do shtohet me 80 mij qytetare shqiptare nga lugina….
    Po serbia me se do shtohet sepse, sipas teje eshe veriu I kosoves nuk do shkeputet, as liqeni nuk do nderroje pronar e asgje s’do ndodhe…
    Dhe serbia do vulose e firmose kartat e gatitura prej Thaçit???…
    A je ne terezi or burre

  11. Per Berishen mund te diskutojme dhe ta kritikojme apo vleresojme pafund. Mirepo ndryshe nga e gjithe kasta politike shqiptare, ka patur kurajon te perballet me analistet dhe gazetaret kritik ndaj tij. Edhe tek Fevziu arriti te mbante larte nivelin e shikueshmerise nga fillimi deri ne fund, sepse argumentoi deri ne detaje çeshtjen delikate te Kosoves, ndonese perballe kishte gazetare qe me teper e provokonin sesa e pyesnin. Ndaj edhe Batonin askush nuk e ndalonte te ishte pjese e panelit dhe te debatonte me Berishen rreth tezave gjysmake qe ai ngreh. Por duke i njohur limitet e tij sebashku me mungesen e argumentave, Batoni vendos te bej nje shkrim sa per sy e faqe! Fakt eshte o Baton Haxhiu, se me Berishen po takohen te gjithe te shqetesuarit e kosoves (opozitar dhe pushtetare) rreth marreveshjes se fshehte Thaçi-Vuçiç. Tek Berisha po gjejne te vetmin faktor me peshe ne Shqiperi qe e denoncoi qe ne krye te heres copetimin e Kosoves! Keshtu qe Thaçi me Ramen te mos nxjerrin papagaj dy-leksh si puna Haxhiut, por nese kane kurajo t’i pergjigjen akuzave te tij kur i etiketon si argate te Beogradit… PS: Turp edhe per Bushatin qe publikon marrezite e Batonit!

  12. Komentues “brilante”! Nuk dine shqip! Kur nuk di te shkruash si mund te lexosh dhe komentosh pa folur si mund te kuptosh mendjen “dinake”te Vicidolit brrish! E pame brrishen ne opinion! Ka lajthitur fare! Nuk e kam fjalen nese ka te drejte Batoni apo Rama por saliu..ka mbaruar dhe me vjen sinqerisht keq ne gjendjen ku eshte katandisur! Ne vend qe te pranojme realitetin nga ana jone gjendien e PD lules dhe Saliut e lavderojme dhe s’dihet se cfare do te beje udheheqesi yne historik?!

  13. Ky birisha ka ndihmue kosoven duke i dhene naften tone shkijave per me ledhatu kosovart kjo eshte ndihma e birishes per ceshtjen e kosoves

  14. O Bushat bllokoji komentet qe i dergojne sharesit me pagese nga dhoma WAR qe ndodhet ne kryeministri. Perveç se jane treçereku analfabet me nje shqipe gjysmake, riperserisin te njejtat marrezira ne korr…

  15. Kundërshton Batoni Berishën pa dhënë asnjë argument llogjik e vetëm me akuzën se sipas tij Berisha qenka një përfaqësues i nacionalizmit të së kaluarës ballkanike.
    Qenka Batoni, miku i Stanishiqit, një nga krerët e UDB jugosllave, politikani “modern” i kohës.
    Me thënë të drejtën, po vërej me shqetësim se kësisoj Batonësh, që e “batojnë” anijen e tyre politike vetëm sipas interesave të ngushta të miqve të tyre, , po e shfrytëzojnë me djallëzi situatën e krijuar në SHBA me ardhjen e Trump si president, duke propoganduar se presidenca e tij ndryshe nga qëndrimet e qeverive të mëparëshme të SHBA, qënkan të gatshëm që të pranojnë për hir të Rusisë, çdo kërkesë të serbëve, që ate që nuk e mori dot me luftë Millosheviçi, ta marë me dipllomaci Vuçiçi.
    Nuk besoj kursesi që Batoni, ndonëse nuk më duket ndonjë kapacitet i shquar intelektual, të jetë aq naiv e të mos ta ketë kuptuar se Serbia si e Millosheviçit, ashtu edhe kjo e Vuçiçëve e Daçiçëve, nuk ju ka dhëmbur barku as për kishat ortodokse, as për Fushë Kosovën e as për Luginën e Preshevës, në këmbënguljen e tyre për të mos ta njohur pamvarësinë e Kosovës, e për ta trajtuar ate si një “provincë” të Serbisë jugore.
    E gjithë “dashuria e madhe” e tyre , ishte mbitoka e nëntoka e pasur e komunave të Veriut, përfshi edhe Mitrovicën.
    Përse në këto komuna u vendosën “forcat paqëruajtese” të OKB vetëm ushtarë francezë ?
    Vetëm për të realizuar këtë ndarje që po synohet të paraqitet edhe si “dëshirë” e shqiptarëve, meqë po i del për zot, “gjarpëri” Thaçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu