• |
ide | kryesore

Serbi, kryeministrja gay nuk pranohet në paradën e LGBT-së

Planet



Është i vetmi vend ballkanik që ka një kryeministre të deklaruar gay, por aktivistët LGBT në Serbi nuk e duan atë në paradën e përvitshme të tyre.

Kur Ana Brnabic u zgjodh vitin e shkuar, komuniteti LGBT pati shumë shpresa, jo thjeshtë ajo ishte gruaja e parë në krye të një qeverise serbe, por ishte edhe politikanja e parë LGBT që mban një post të tillë në të gjithë Ballkanin. Ajo mori pjesë në paradën e vitit 2017 në Beograd, e rrethuar nga postera ku shkruhej “Ana është këtu” dhe bëri selfie me dhjetëra persona. Por, një vit më pas, LGBT nuk është e kënaqur. Të drejtat e tyre nuk janë përmirësuar, ligje të reja nuk janë miratuar dhe nuk ka pasur as rënie të sulmeve ndaj personave gay.

Në Serbinë ortodokse konservatore, kandidate për anëtarësim në BE, diskriminimi dhe dhuna kundër komunitetit LGBT janë të përhapura. Parada e parë e këtij komuniteti në Serbi, në vitin 2001, kishte përfunduar po ashtu në dhunë kur qindra huliganë dhe ekstremistë sulmuan marshuesit, pavarësisht masave të mëdha të sigurisë.

Ndërsa rreth 100 persona u lënduan kur protestuesit antigay u përleshën me policinë gjatë paradës së krenarisë në Beograd, në 2010. Në vitet që pasuan, Ministria e Brendshme refuzoi kërkesat për zhvillimin e paradës. Vetëm në 2014 marshuesit u rikthyen nëpër rrugë, sërish nën një prani të konsiderueshme policore.

Tani, është koha e paradës së radhës…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *