• |
ide | kryesore

Shpëton pankina e Ze Marias, po Greca nuk mbahet më në stol

F1, Sport



Ishte ndeshja për të mos u humbur nga Tirana: Ze Maria e kishte pohuar edhe vetë se nëse nuk ndryshonin rezultatet largimi ishte mundësia e vetme. Por gjërat ndryshuan me Tiranën që bëri praktikisht gjithcka vetë (edhe golin e Luftëtarit me autogolin e Dokës) dhe tani tekniku brazilian mund të marrë frymë lehtësisht.

“Kisha menduar fitoren, sot e rëndësishme ishte të fitonim ndeshjen, pak rëndësi kishte rezultati” tha braziliani pas ndeshjes.

Në Selman Stërmasi bardheblutë iu përgjigjën apelit të teknikut dhe 3-1 ndaj Luftëtarit kthen besimin në skuadër dhe qetëson ujërat e trazuara për 24 herë kampionët, por jo zgjedhjet e teknikut.
Bedri Greca, shënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, u mbajt sërisht në pankinë nga tekniku Ze Maria. Por sulmuesit iu deshën vetëm dy minuta të kohës shtesë për të shënuar golin e sigurisë për Tiranën. Legjitime dhe kërcënues festimi i Grecës, që i tregon trajnerit tashmë se do të jetë e vështirë ta mbajë akoma në fre, pa polemika.

Blazhevski shënoi golin e parë, duke i prishur strategjitë Kostic, që me këtë rezultat e ndjen fare pranë shkarkimin. 4 humbje rradhazi janë të patolerueshme për një skuadër që në qershor luajti kupat e Europës ndërsa në mesin e shtatorit mban me meritë fundin e klasifikimit.

“Është e vështirë edhe për mua që të marrë vendime në këtë moment, sqaroi Kostic. – Është e vështirë të fillosh një kampionat me 4 ndeshje e mos marrësh asnjë pikë. E di që kam shumë gjëra kundër”.

Edhe kur gjirokastritët u futën në lojë, u futën nga autogoli i Dokës, që nuk po arrin dot të shprehet në nivelet e dy viteve të fundit. “Nuk është as Ronaldo e as Messi dhe këtë duhet ta kuptojë” – pati deklaruar Ze Maria pas nervozizmit të treguar nga mbrojtësi gjatë zëvendësimit në ndeshjen e fundit.

Turtulli e Greca vetëm sa i dhanë rezultat performancës në fushë të Tiranës, që shkon tashmë në 4 pikë, duke u vënën në ndjekje të Teutës. Krizë e thellë për bluezinjtë e Luftëtarit që mbyllin renditjen me 0 pikë, dy gola të shënuar, nga të cilët një autogol dhe 7 të pësuar: shifra që vështirë se e mbajnë ende trajnerin në detyrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *