• |
ide | kryesore

Superiore/ Hoxha shpëton Partizanin nga humbja, ka dicka që nuk shkon me skuadrën e Gegës

Sport



Dy fitoret radhazi, pasi e nis kampionatin me humbje, e kishin zbehur mungesën e performancës së të kuqve, duke bërë të vlenin rezultatet. Por në Kurbin, përballë Lacit, skuadra e Skënder Gegës ishte larg nga të qenit pretendente për titull. Barazimi pa gola ishte meritë mbi të gjitha e portierit Alban Hoxha që priti cfarëdo i erdhi në drejtim, duke zhgënjyer Xhixhën e Fangajn që shpresonin ti shënonin Partizanit.

Një ndeshje e dobët edhe mund të rastisë, por në totalin e performancave të kuqtë nuk kanë bindur asnjëherë, madje më mirë kanë luajtur në debutimin humbës në Korcë me Skënderbeun.

Që portieri të jetë lojtari i ndeshjes për një skuadër si Partizani, dicka nuk shkon si duhet. Kalari nuk shtyu asnjëherë sa duhet në prespektivat ofensive, gjë që natyrisht nuk pritej ta bënte Ibrahimi. Por sulmi ishte pjesa më vulnerabël e formacionit të Gegës, që vazhdon të mos ketë pikë referimi.

Hebaj nën ton edhe njëherë, pothuaj jashtë cdo aksioni ofensiv. Nuk është faji i shkodranit nëse nuk është një qendërsulmues i pastër, por nuk është as Cinari, që e zëvendëson në fund. E ndoshta trajneri dicka duhet të bënte për këtë fakt.

Kurbinasit ishin shumë më të qartë. Tekniku Mergjyshi e di cfarë ka në dispozicion dhe mundohet të marrë më të mirën. Ndoshta me pak fat, Laci mund tia kishte dalë këtë herë, por përballë gjeti një portier në ditën e tij më të mirë….

7 pikë për Patizanin, pas katër javëve të para dhe 6 për bardhzinjtë e Lacit, që mbeten të pamundur dhe skuadra që ka marrë më shumë barazime se të gjithë (3).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *