• |
ide | kryesore

Video/ Milanit nuk i mjafton vetëm Higuain

Sport, Video



Nuk i mjafton Milan goli i parë në kampionat i Gonzalo Higuain për të marrë suksesin kundër Cagliari e për tu kthyer nga Sardenja me tre pikë. Skuadra e Gattuso luan 20 minuta të para dramatike dhe komplikon gjithcka. Ishte pothuaj i pashmangshëm goli i Joao Pedros, që kthehet në fushë pas 120 ditësh skualifikim, për të futur Milan në krizë që në start. Milan shpëton vërtetë nga goli i Higuain, por më parë duhet ti falet fatit që ndali në shtyllë goditjen e Barella. Argjentinasi është ai i njëjti, i aftë të kthejë cdo top në rast për gol, por i vetëm nuk mjafton. Për kuqezinjtë është barazimi i parë në kampionat, pas humbjes me Napolin dhe fitores me Romën. 4 pikë nuk janë shumë, ndonëse kuqezinjtë kanë ende ndeshjen në shtëpi me Genoa për të rikuperuar.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/1m/1mL2.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *