• |
ide | kryesore

Tarifa në Rrugën e Kombit/ “Kukësi në shtetrrethim” (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike me anë të një videoje ka denoncuar forcat e shumta policorë që janë vendosur në Kukës, pasi nga sot, të gjithë përdoruesit e “Rrugës së Kombit” do të paguajnë taksë, përfshirë edhe banorët e qarkut të Kukësit.

Sipas PD, nga rruga për në tunelin e Thirrës deri në Kukës, ka forca të shumta policie dhe të forcave speciale.

“Qyteti i Kukesit dhe rruga per ne tunnelin e Thirres nen shtetrrethimin e policise dhe forcave speciale te derguara nga Tirana,” shkruhet ne njoftim.

Më herët dhe deputeti i kësaj partie, Sali Berisha ka postuar një video në rrjetin social “Facebook”, ku denoncon me pamje, se si policia sipas tij po ushtron terror ndaj banorëve të Kukësit.

“Terror policor nga Edvin Kristaq Urrejtja ndaj qytetareve te Kukësit! sb” shkruajti ai.

 



1 Comment

  1. Po pse ju te Lapsit vini siper videos ikonat e aplikacioneve te internetit? Qe te mos i shohin njerezit??? Ja dhe ju u kthyet ne media kazani.( Mire ju thote KM “kazan” Te gjithe jeni ne sherbjm te pushtetit dhe jo te se vertetes. Zoti ju denofte dhe marfte hak. Ata ne Kukes 50 mije leke i marrin asistence ( mbase dhe me pak) dhe 44 mije duhet tk paguajne per taksen e rruges, pjesa qe ngelet per drita dhe uje. PO PER TE NGRENE CFARE DO HANE??? Ah harrova BAR si ne kohe te komunizmit. NJE RRUGE E VETME PA ALTERNATIVD TJETER TE DYTE NE TE GJITHE EVROPEN NUK TAKSOHET!
    TA GEZOJE KUKESI DHE KOSOVA TAKSEN E KOMBIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *