• |
ide | kryesore

Aksioni i RENEA-s në Lushnjë, flet i moshuari: Më qëlluan kur po vishja pantallonat…

Lajme, Të fundit



Familja Lika në fshatin Remas të Lushnjës ende nuk e ka kaluar terrorin e dy netëve më parë kur ata u gjendën të rrethuar nga specialët me skafandra e snajperë në duar. Haxhi Lika ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa djemtë e bashkëshortja e tij kanë pritur dje dhjetëra të afërm e banorë të fshatit. Nga Spitali i Traumës, 77-vjeçari i plagosur, rrëfeu shkurtimisht për shkak të shëndetit ende të rënduar, se çfarë ndodhi në të gdhirë të së premtes.

Sipas tij, Policia ka qëlluar me plumba edhe pse ai nuk ka pasur armë në dorë. I moshuari mohon që ai apo familja e tij të kenë njohje apo dijeni për dy emrat që Policia i ka në kërkim, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili.

Z. Haxhi, a mund të shpjegosh se çfarë ndodhi në shtëpinë tuaj?

Dëgjova një zhurmë… atje kishte ardhur Policia. Unë isha duke veshur pantallonat drejt dritares, se ishte dritarja drejt krevatit dhe më qëlloi Policia.

Po ju mbani armë zjarri në banesë?

Po, kam një armë. Jo çifte, por kam armë…

Keni dalë ju në dritare me armë kur Policia bëri thirrje të dilnit nga banesa?

Jo, jo, as e kam kapur armën. Nuk është e vërtetë që unë kam marrë armën dhe kam dalë në dritare. Unë po vishja pantallonat kur më kapi plumbi.

Pse mendoni se u rrethua shtëpia juaj?

Keni pasur ndonjëherë probleme me Policinë? Nuk e dimë, erdhën dje e na shqetësoi. Ne s’kemi pasur asnjëherë probleme me Policinë.

A i njihni ju shtetasit Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili?

Jo, nuk i njohim as unë e as familjarët e mi.



3 Comments

  1. po luqiano boqi me gjith myslym bej murrrizon thane qe po flije o shoku fshatar
    sdime ket besojme partin e sytopes apo tyan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *