• |
ide | kryesore

Basha i përgjigjet Ramës: Mbylli 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha iu përgjigj Edi Ramës pas akuzës së këtij të fundit se opozita mbron klasat kolektive, duke thënë se për sa kohë Rama do të jetë kryeministër, vendit do t’i shtohen shkolla të rrënuara dhe fëmijët do të largohen jashtë.

“Kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës! Sa më gjatë kryeministri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri.” – shkroi Basha në Twitter, në përgjigje të statusit të mëposhtëm të Ramës po në këtë platformë online.

“Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyre deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë,” – shkroi Rama.

Më herët gjatë paradites, deputetë të opozitës ishin shpërndarë në zona të ndryshme të vendit, ku kishte pasur klasa kolektive të mbyllura. Ata akuzuan qeverinë pë rrënimin e arsimit në vend dhe paaftësi.

©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *