• |
ide | kryesore

Basha publikon 5 rregullat si do bëhet Vetingu i politikanëve

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë publike 5 rregullat që sipas do të jenë baza e vetingut të politikanëve. Me një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, Basha rendit këto arsye:
1. Vetingun e politikanëve nuk do ta bëjë politika, nuk do ta bëjë Kuvendi.
2. Struktura e Vetingut do të përbëhet nga profesionistë të pavarur nga politika.
3. Vetingu i politikanëve do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare.
4. Vetingu i politikanëve do të jetë i pavarur nga ai i drejtësisë.
5. Vetingu i politikanëve do të jetë i thjeshtë dhe transparent si dekriminalizmi i cili nxorri nga zyrat e shtetit 155 persona me të kaluar kriminale.
Deri tani mazhoranca e ka hedhur poshtë këtë ide duke e quajtur arsye për të bllokuar vetingun në sistemin e drejtësisë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Koment frikacaku ky qe e ka bere, e duket si ndonje zyrtar qe aftesine e ka vetem te sulmoje opoziten. Guerilasit e rilindjes jane hedhur ne sulme me arsenal sigurimsash, te percaries e bleris se njerezve, duke u bere presion e ofiqe vetem, e vetem per te sfumuar zullumet e ketyre viteve. Kujdes o popull nga kjo fare e keqe qe na drejto, por qe po na co drejt kapitullimit e falimentit, e atehere keta hijena do kenaqen me ate qe po na bejne me kete rrumpalle drejtimi shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *