• |
ide | kryesore

Carrie Underwood flet mbi tre abortet që ka kaluar

Paparazzi, Slider



Muajin e kaluar këngëtarja Carrie Underwood zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, me bashkëshortin e saj sportist, Mike Fisher.
Por së fundmi, Carrie ka treguar detaje të dhimbshme lidhur me shtatzënitë e saj. Në një emision mëngjesi këngëtarja ka rrëfyer se përpara se të mësonte për këtë shtatzëni, ajo ka pësuar tre aborte njëri pas tjetrit. Dy aborte i kanë ndodhur në vitin 2017 dhe një në fillim të vitit 2018.

Artistja është shprehur se në fillim është përpjekur ta kapërcejë duke menduar se çdo gjë ishte e shkruar.
“Në fillim menduam ‘Ok, o Zot, e dimë që ky thjesht nuk ishte momenti yt, por çdo gjë është në rregull. Ne do ta kalojmë. Por pas abortit të tretë menduam: ‘Ok, ku qëndron problemi?”, ka treguar artistja.
Edhe pse e kishte shumë të vështirë të mendonte pozitivisht, Underwood ka rrëfyer se është përpjekur shumë ta bëjë një gjë të tillë.

“Unë kam një jetë të mrekullueshme, për çfarë duhet të ankohem. Kam një bashkëshort të mrekullueshëm, miq fantastikë, fëmijë dhe punë shumë të mirë. Mund të çmendem? Jo. Por në fakt u bëra shumë keq!”, ka thënë ajo për “CBS Sunday Morning”.
Pas kësaj eksperience të dhimbshme për të, Carrie tregon se gjërat filluan të bëheshin më mirë pasi ajo mbeti shtatzënë sërish, ndërkohë që ka lançuar edhe albumin e saj të ri “Cry pretty” ditën e premte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *