• |
ide | kryesore

Champions/ Dybala frikëson Juventus, në dyshim kundër Valencias

Sport



Juventus do të fluturojë për në Valencia për debutimin sezonal në Champions League me dyshimin për një prezencë të rëndësishme. Paulo Dybala nuk është stërvitur me skuadrën dhe rrezikon seriozisht ta lërë teknikun Allegri pa numër 10 në fushë. Në nivel taktik, do të jetë problem për teknikun e bardhezinjve të gjejë një lojtar të aftë të sulmojë hapësirat dhe të jetë rifinitor për Cristiano Ronaldon.

Grupi i Allegri është stërvitur në Continassa për të përgatitur ndeshjen e parë Europiane të sezonit, në Mestalla kundër Valencias. Por argjentinasi është stërvitur i vecuar, pas goditjes së marrë në këmbën e majtë në ndeshjen me Sassuolo. Terapi e personalizuar për Dybala, në tentativë për ta rikuperuar në kohë, por grumbullimi ose jo i argjentinasit do të vendoset vetëm pak para nisjes për në Spanjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *