• |
ide | kryesore

Delvinë/ Helmim në rrethana misterioze, dy naftëtarët shtrohen në spital

Lajme



Dy punonjës të një kompanie nafte në Delvinë kanë përfunduar në spital në rrethana ende misterioze.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur dje kur gjatë punës në puset e naftës të një kompanie, shtetasit H.M., 62 vjeç dhe M.P., 26 vjeç, banues në Patos, nuk janë ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ata janë shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore.

Nuk dihet ende se çfarë komplikacionesh kanë shfaqur dy punonjësit që punonin në puset e naftës jashtë qytetit të Delvinës prej disa muajsh. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *