• |
ide | kryesore

Elita konfirmon martesën me Gjikon

Paparazzi, Slider



Lajmi për martesën e çiftit të njohur Elita Rudi dhe Gjiko po bën xhiron e rrjetit prej disa javësh. Pasi është zbuluar data se kur do të bëhet dasma dhe ftesa që u është dërguar të ftuarve, Elita ka zbuluar sot një detaj që e konfimon përfundimisht faktin se së shpejti do të kemi dasmë.
Nga disa pamje që Elita ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” shihet një shishe verë, sipër së cilës janë stampuar emrat e çiftit.

Me siguri kjo është një dhuratë që dyshja ka menduar t’i jepet të ftuarve në ceremoninë e martesës. Kjo është hera e parë që vetë protagonistët e kësaj dasme zbulojnë një detaj nga martesa e tyre.

Kujtojmë se do të jetë pikërisht data 21 shtator dita kur reperi Gjiko dhe prezantuesja Elita Rudi do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, në restorantin White Garden Events.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *