• |
ide | kryesore

(FOTO) 6 milionë euro drogë në furgon, policia italiane arreston 2 të rinj shqiptarë

Lajme, Të fundit

Policia italiane në Foxhia ka sekuestruar një furgon tip Fiat “Ducati” me 800 kg marijuanë dhe ka vënë në pranga dy shqiptarë, Marsel Brakollari 25 vjeç e Xhuljano Haxhiraj 22 vjeç.

Furgoni është pikasur nga forcat italiane të rendit ndërsa po kryente manovra të dyshimta në zona Capojale në komunën Cagnano Varano në provincës e Foxhias.

Furgoni nuk i është përgjigjur urdhrit të ndalimit të policisë italiane. Vetëm pas një ndjekje prej disa minutash trupat e policisë italiane kanë mundur të ndalojnë furgonin me drogë, i cili ka tentuar disa herë të përplaset me makinën e policisë e më pas është përplasur me bordin e rrugës.

Pas aksidentit 4 persona në bordin e tij janë përpjekur të largohen në këmbë.

Policia italiane ka munduar të kapë vetëm 2 prej tyre; shqiptarët Marsel Brakollari 25-vjeç e Xhuljano Haxhiraj 22-vjeç

Në brendësi të furgonit janë gjetur 800 kg marijuanë. Sipas autoriteteve italiane droga kap në treg një vlerë prej 6 milionë euro.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu