• |
ide | kryesore

Juventus/ Provë tv edhe për goditjet, ja sa rrezikon Douglas Costa

Sport



Nga tre, në pesë javë skualifikim, me një gjobë që mund të arrijë në 100.000 euro. Telashe në horizont për Juventus dhe Douglas Costa, pas pështyrjes që braziliani i bëri Di Francescos në Juventus-Sassuolo. Skualifikimi do të varet nga interpretimi i Gykatësit Sportiv që do të vlerësojë me provën tv të gjithë aksionin, duke nisur nga goditja me bërryl, ndërsa gjoba – që Juventus duket se e ka vendosur do të jetë e rëndë.

Sipas rregullores, braziliani e di qartësisht se nuk do të jetë kundër Frosinone, Bologna e Napoli: pështyrja konsiderohet e njëjtë me sjelljen e dhunshme, që sanksionohet me tre javë skualifikim. Por nëse Gjykatësi Sportiv e konsideron sjellje të dhunshme vecanërisht të rëndë, mund të arrijë deri në 5 ndeshje pezullim (e do të mungojë edhe kundër Udinese e Genoa): hipotezë e mundshme, duke marrë në konsideratë që prokura e Federatës italiane ka sinjalizuar të gjitha parregullsitë e kryera nga Douglas Costa, duke nisur nga goditja me bërryl, që do të vlerësohet me provë tv.

Douglas Costa në Instagram: “Nuk e dini se cfarë më tha”
Pas ndjesës së kërkuar për episodin, në Instagram braziliani i është përgjigjur një tifozi duke tentuar të shpjegojë versionin e tij: “Zgjohem në 5 të mëngjesit që kur isha 12 vjec… e ti nuk e di se cfarë më tha.. por ska gjë.. kërkoj ndjesë të gjithë atyre që duhet ti kërkoj sepse gabova!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *