• |
ide | kryesore

Kanté nuk është si të tjerët, pranon ftesën e tifozit

Sport



Ngolo Kante vazhdon të mbetet një njeri i thjeshtë, pavarësisht famës së tij. Francezi në fakt ka befasuar me veprimin e tij, kur ka pranuar ftesën e një tifozi për darkë në shtëpinë e tij. Mjaftoi një takim i rastësishëm në xhami, në Londër, pastaj kërkesa, me shumë mundësi më tepër e bërë si për lojë sesa i bindur në realizimin e saj: “Eja në shtëpinë tonë për ta kaluar të gjithë bashkë mbrëmjen?”. E ndërkohë N’Golo Kanté i ka befasuar tifozët e Chelsea, duke e pranuar ftesën si dëshmojnë edhe fotot e video e publikuara në rrjetet sociale: një xhest i bukur i mesfushorit francez, i thjeshtë e xhentil dhe me zemër të madhe.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *