• |
ide | kryesore

Koment/ Absurdi i Bashës, edhe me tregun çam edhe në betejë për vettingun e politikës

Kryesore, Lajme



Të gjitha mediat pranë PD njoftuan me pompë rikthimin e djalit plangprishës të të gjitha koalicioneve, Shpëtim Idrizit, në gjirin e aleancës së djathtë. Nga pikpamja numerike, dhe sidomos me votat e Tiranës në vigjilje të zgjedhjeve lokale, kjo nuk është një arritje e vogël për opozitën. Por ajo që kërcet dhe që stonon në sytë e publikut është fakti se kjo rimartesë (PDIU- u largua në 2014 nga opozita për tu bashkuar me koalicionin qeveritar deri në verën e 2017 pasi Rama i zboi në emër të luftës kundër tepsisë) po bëhet në kohën e një katharsisi moral, që pas fitores në betejën e dekriminalizimit, kërkon të pasurohet edhe me fitoren e luftës së sapofilluar për vettingun e politikës.

Po a shkojnë këto dy koncepte me këtë aleancë të re?

Ky është problemi. Sepse PDIU, nuk është thjeshtë një parti që është bërë qesharake me kapërcimet e shpeshta të ylberit. Ajo është me keq sesa kaq.

Në zgjedhjet e fundit, nga radhët e saj nuk u fut dot në kuvend asnjë nga figurat drejtuese. Aty arritën të depërtojnë vetëm ato forca që shkatërruan zgjedhjet e pjesshme në Dibër, aq shumë të anatemuara nga PD dhe ata deputetë të Elbasanit , që u detyruan të lënë me parlamentin si pasojë e betejave opozitare.

Pra, njësoj si profili për të cilin demokratët akuzojnë Ramën, PDIU, zgjodhi njerëz me asnjë lloj bindjeje apo ideje rreth çështjes çame që pretendon të mbrojë, por të fortë që mund të siguronin vota. Fakti është se të gjithë ata që ka vënë në lista Idrizi, sot janë deputetë të Ramës.

Kjo është ideologjia, kredoja dhe morali i PDIU.

Pyetja është: : i konvenon kjo PD? Ndoshta numerikisht po.

Po nëse qëllimi është ky, atëhere le të shikojë hallin e numrave dhe mos i çajë veshët shqiptarëve me bllofe propogandistike si dekriminalizimi dhe Vettingu i politikanëve.

Të dy këta kunguj nuk mund të qëndrojnë asesi nën sqetullën fraxhile të Bashës.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. Ne morine e vrejtjeve per PDIUne, disa qendrojne ne saj te kryetarit qe ka kjo parti, e prejardhjes se tij ne kete parti. Por nuk duhen demotizuar camet se u bashkuan me rilindjen ,jo, por vetem nje pjese e shitur e kameleone e atyre qe uzurpuan idealet e cameve , qe ne shpirt shumica e tyre jane demokrate. Kryetari i tyre, si karierist, e per te rritur famen e partise u bashkua ne kualicion, me ata qe baballaret e tyre i kane persekutuar. Fundja politika pranon edhe gabimet edhe rreshqitjet, dhe nga keto ben kthese ne rrugen e shumices. Aleanca e PDse me PDIUne, i duhet jo interesit te personit, por tere popullit ne keto momente kritike, per te larguar e shpetuar nga mbytja e tutjeshme nga keta kuqle.

  2. Vërrejtja është e drejtë, por në situatën ku edvini ka pushtuar Shqipërinë çdo kontribut, edhe i çamëve të vërtetë e të nderuar, është shumë i rëndësishëm për shporrjen e edvinit.

    1. Ti ore qen bastard i rikurvave, nuk ke pse ofendon te tjeret qe mendojne ndryshe nga ti, o i paemer,or bir buushtre..

  3. Na u bene çame dhe shume dibrane(nga ato qe kane ngelur ne Diber)…pa ditur se nga bie Çameria. Kaq shpejt harrove moj PD se cfare ndodhi ne Diber ne zgjedhjet lokake te pjeseshme!!!???

  4. Ore c’behet me teatrin,Moniqa ishte ne Vatikan dhe u pagezua ,camet njelloj jane ata qe kane qene,presim ndonje te re nga Basha per kultivimin e misrit ne det.

  5. Sikur e ka ngatëruar shënjesrën Bushati e në vënd që të meret me ndonjë kriitikë “miqësore” për çamin socialist Idrizi, që e hedh “çamshen” herë majtas e herë djathas, i përvishet Bashës sikur ai i paska pasur fajet që drejtuesit e PDIU-së nuk po gjejnë karrar në aleancat e tyre për pushtet.
    Jam i bindur se koalicioni opozitar, do ta priste me kënaqësi rënditjen qoftë të Blushit apo edhe të Bushatit në një front të përbashkët. rrëzimin nga pushteti të Edi Ramës.
    Më mirë ndofta do të ishte që Shqipëria të kishte një formacion politik safi majtiste në ideollogji, paçka se nga ai soj “majtizmi” e hëngrëm për 5 dekada, por ja që nuk po duken në horizont gjëkundi, politikanë të “ndershëm e të pa korruptuar” nga soji i komunistëve 24 karatë. Më “i ndershmi” ndërmjet tyre, ka ngelur ish ministri i fundit i sigurimit enverist, Gramoz Ruçi

  6. Shumica e Cameve kurdohere ka votuar te djathten shqiptare dhe e voton o -LULUSH-por mos e prano ate plehre-IDRIZ-qe e bete deputet nga listat e -PD-se dhe u bashkua me ata te -ridhjerjes-.Ai eshte fatekeqsia e -PDIU-se.

  7. Edi RAMA qe ne fillimet e tij si kryetar bashkie ne Tiorane u lidh me mafien e ndertimeve dhe televizionit te ashtuquajtur DULAKU.EDI RAMA nepermjet DULAKEVE te Vizion + ka lare para te pista pafund duke ju dhene leje ndertimi ilegalisht,duke mos i taksuar dhe duke i manipuluar lajmet ne median DULAKU te perlyer me lajme fallco.DULAKET e Vizion + jane nje nder keto oligarke qe nepermjet firmes se tyre te ndertimit EDIL AL shpk kanemare shum tendera pa nje konkurence te drejte dhe duke pushtuar toka jo te tyret.Kjo firme ndertimi ka shume shkelje te cilat duhet te hetohen pasi ne shkelje te ligjit pa paguar taksa ka mare tendera pafund.

    DULAKET e Vizion + jane nje nder mafiet qe kontrollojne kete shtet,nje mafie qe zoteron pjese kyce te Tiranes,ndertime e kush zoteron hapesiren zoteron shtetin.

    DULAKET E VIZION + duhet te hetohen nga Vettingu per evazion fiskal e pasuri te padeklaruara e duhet te hetohen per krim ekonomik.Kjo duhet te behet dhe per oligarket e tjere te tipit Samir Mane.

    EDI RAMA me DULAKET e Vizion + eshte i lidhur drejtperdrejte,keta te fundit i financojne fushaten politike duke e mare pushtetin me ane te parave te pista.Parate e pista qe qarkullojne ne sipermarrjen DULAKU jau kalon atyre te boseve te Amerikes Latine.

    Mjafton te imagjinosh sa biznese zoterojne DULAKET per te vleresuar sesa e kane kapur shtetin duke eleminuar konkurrencen e lire e duke marre favore prej EDI RAMES.

    Genc Dulaku,Artan Dulaku e te tjere kopila DULAKU duhet te hetohen mevetesisht per demet ekonomike e financiare qe i kane shkaktuar shtetit shqiptar.

    Oligarket DULAKU te cilet jane bere pashallare saje pazareve te pista te politikes duhen hetuar e burgosur medoemos per te garantuar fuqine e ligjit.

    Vettingu duhet ti lage dhe keto bij bushtrash qe kane vjedhur hapesiren publike,financat e ketij vendi etj etj.

    HETOJINI HETOJINI!

    Ju qe e lexoni informohuni me teper rreth ketyre plehrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *