• |
ide | kryesore

Reagon policia: Kush është biznesmeni që u qëllua me armë në Tiranë

Lajme, Të fundit

Policia e shtetit ka dhënë detaje për ngjarjen e shënuar mbrëmjen e së hënës në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë. Sipas një njoftimi paraprak të saj thuhet se rreth orës 21.10 në rrugën “Shefqet Musaraj”, një 35-vjeçar me iniciale L.L., pronari i një lokali është konfliktuar për motive të dobëta me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar.

Ky i fundit ka qëlluar ka qëlluar me armë zjarri, por nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar. Policia thotë se është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore pronari i lokalit dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit tjetër të përfshirë në konflikt.

Policia ka marrë në pyetje banorë dhe persona që kanë qenë dëshmitare, të cilët kanë deklaruar se i plagosur ka mbetur pronari i një pike bastesh në zonë. Policia ka ngritur pika kontrollesh në zonë. ©LAPSI.al

Foto nga vendi i ngjarjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu