• |
ide | kryesore

Nis sot pagesa për kalimin në Rrugën e Kombit, sa do paguani për çdo automjet

Lajme, Të fundit



Nga sot, nisin pagesat për kalimin në Rrugën e Kombit. Më poshtë, janë tarifat që do të duhet të paguhen për çdo lloj automjeti, për kalimin në këtë aks. Për qytetarët e Kukësit, është caktuar një tarifë e reduktuar.

TARIFAT

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar qe me heret një video informuese me detajet e tarifimit dhe kategoritë që përfitojnë reduktime të ndjeshëm të tarifimit. Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro).

Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh. Për çdo kalim deri në 44 kalime tarifa është 100 lekë përfshirë edhe tvsh-në. Tarifat variojnë sipas llojit të mjetit; motoçikletat dhe automjete me tre rrota do të paguajnë 330 lekë, përjashtim bëjnë banorët e qarkut Kukës të cilët do ta kenë tarifën 50 lekë. Automjete komercilale me dy akse dhe 6 rrota (1.90 m dhe 2.70 m) do të paguiajne 1490 lekë. Kamionë të mesëm dhe autobuzë të rëndë, përfshirë mjete me lartë 2.7 m do të të paguajnë 21 40 lekë.

Kamionë të rëndë 4 akse a më shumë, do të paguajnë 2970 lekë. Përdoruesisht e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifiit. Për 20-30 kalime në muaj, përfitojnë 10% zbritje. Për 30-50 kalime në muaj përfitojnë 20% zbritje. Për 50-60 kalime në muaj përfitojnë 30% zbritje dhe mbi 60 kalime përfitojnë 40% zbritje.



3 Comments

  1. ,,,,,,,,,,dhe delet u vune ne rrjesht , tani me hap rreshtor drejt ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, thertores

  2. Kina ate tullen e shpifet qe ke o Surrels legen. Sharja eshte ´kina nonen’ por ty te te shash nga nona apo nga Linda nuk eshte se te rruhet shume. Mbajeni o popull dele kete monster skizofren qe po jau pi gjakun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *