• |
ide | kryesore

OMONIA kundër ‘tregut çam’ brenda opozitës, i kërkon Dules largimin nga PD-ja

Lajme, Të fundit



Hyrja e PDIU-së në koalicionin opozitar të udhëhequr nga Partia Demokratike, pritet të shkaktojë largimin e PBDNJ-shit të Vangjel Dules. Paralajmërimi vjen nga organizata e minoritetit grek në Shqipëri, OMONIA. Përmes një deklarate, kjo organizatë i kërkon Vangjel Dules të rishikojë qëndrimin e tij në koalicionin opozitar. Hyrjen e Shpëtim Idrizit në koalicion me PD-në, OMONIA e quan ‘kontaminim të panevojshëm të platformës politike të opozitës në Shqipëri’.

Më poshtë deklarata e plotë.

Kontaminim anakronik i panevojshëm, i parsyeshëm dhe i paargumentuar i platformës politike të Opozitës në Shqipëri. PBDNJ – të ripërcaktojë pozicionin politik lidhur me zhvillimet. Shprehim shqetësimin tonë lidhur me zhvillimet në frontin e Opozitës në Shqipëri nën kryesimin e Partisë Demokratike. Adoptimi në këtë grupim të forcave politike, platformash që cënojnë mbarëvajtjen e praktikave të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, kufizon në fakt rrezikshëm nivelin e manifestimit publik të programeve mirëfilli europianizuese. 

Si Minoritet Etnik Grek kemi qenë dhe ngelemi të angazhuar në nxitjen e zhvillimeve politike në drejtimin e kristalizimit të forcave dhe programeve që kanë në epiqendër integrimin e vendit në familjen Euroatlantike dhe imunizimin e shoqërisë nga propozime anakronike nacionaliste, që vetëm se minojnë përpjekjen për kohezion social, prosperitet dhe progres të popullit shqiptar. 

E çmojmë si lëvizje të panevojshme dhe të parargumentuar zhvillimin e djeshëm dhe tekstin shoqërues të marrveshjes së koalicionit reciprok. Logjika e numrave shpie në spekulime jo të shëndetshme për jetën politike. Profili politik i PD-së i lidhur me përparimin e procesit të përfshirjes së Shqipërisë në familjen Euroatlantike është cënuar nga adoptimi i axhendës që minon marrdhënien e qetë me Greqinë fqinje, mbështetës konseguent të zhvillimit real të Shqipërisë dhe popullit shqiptar. 

Pas kësaj, si OMONOIA i drejtohemi PBDNJ, që pas rikonsiderimit të situatës politike, të ripërcaktojë raportet e saj politike dhe të vijojë të orientojë sipas mundësisë, politikën, në drejtimin e duhur të precipitimit të platformave sterile nga nacionalizimi shterp dhe pa argument.



2 Comments

  1. -Lulush- mos e prano ate -laro-Idrizin si aleat sepse eshte kamelon apo nuk te kujtohet si shkoi e i lepiu bythen -edvinit-

  2. Keta partite greke minoritare, po qajne hallin e grekut apo te popullit cam qe kerko te drejtat e pronen qe ua kane marre me force? Po qe se jane minoritare, nga gjuha, duhet te rrespektojne edhe camet, a po qe se jane ne sherbim te grekerve kjo kerkese e ketyre na thote, se hane buken e shqiperise, e bejne duan e greqise, . Mos harroni se edhe ju si minoritet, e keni dredhur bishtin,, me urdher te patriariarkut nga greqia. Ne politike kombetare, nuk shikohet provincializmi i interesave por kombi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *