• |
ide | kryesore

Orinda Huta konfirmon largimin nga Vizion Plus

Paparazzi, Slider



Që nga momenti kur prezantuesi Turjan Hyska u largua nga “Vizion Plus” për t’ju bashkuar televizionit “Klan”, në media kanë qarkulluar fjalë se pjesë e këtij ekrani do të bëhej edhe Orinda Huta.
Edhe pse dyshja nuk e ka pranuar asnjëherë këtë fakt, duket se këto fjalë kanë qenë të vërteta. Tani është fakt, Orinda do të jetë pjesë e telezionit “Klan” dhe do të prezantojë emisionin “Jo vetëm modë”.

Në llogarinë në Instagram të televizionit “Klan”, pak minuta më parë është postuar spoti promovues i këtij emisioni, i cili do të transmetohet çdo të shtunë në orën 17:30.
Pra përfundimisht, Orinda do të nisë një sezon të ri televiziv, sërish në të njëjtën “shtëpi” me bashkëshortin e saj.
Kujtojmë se sezonin e kaluar prezantimi i këtij programi ju besua Nevina Shtyllës, ish-Miss Shqipëria, e cila ende nuk ka zbuluar në qoftë se do të jetë pjesë e ndonjë projekti televiziv në këtë sezon.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *