• |
ide | kryesore

Përfundon dënimin për kokainën e Xibrakës, lirohet nga burgu nipi i Enver Hoxhës

Lajme, Të fundit



Ka dalë dot nga qelia Ermal Hoxha. 43-vjeçari u arrestua në vitin 2014 në operacionin e famshëm të zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Renda me 10 vite burg, por në Gjykatën e Apelit ai përfitoi një ulje dënimi në vetëm 6 vjet e 8 muaj heqje lirie. Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha vuajti vetëm 4 vjet burg dhe pjesën tjetër e ka konvertuar për shkak të qëndrimit në paraburgim.

Ai u dënua për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Gjykata e Apelit pranoi edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar duke ulur 1/3 e dënimit për të ndaluarit. Nga anëtarët e tjerë të grupit, Ilir Hyseni ishte dënuar me 12 vite, por iu ul në 8 vite dënimi. Cesar Avila e Valther Moreno ishin dënuar me nga 12 vite, u bëhet 8 vjet burg. Genci Xhixha është dënuar 8 vjet e 7 muaj, në mungesë, Arjan Dalipi 6.7 vite burg, Gentian Gjonaj 7.3 vite burg, Kelemnd Dalipi 7.3 vite burg dhe Sajmir Batku 8.7 vite burg. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Bravo drejtesia,,,keshtu do beje deri sa asnje kriminel e drogaxhi te mos mbete ne burg, por ama per tere ata qe i japin rilindjes besen e para, keshtu do ta mbajne pushtetinbanditet e hajdutet me drogmenet. Shembulli i pushtetit tone, eshte shembulli i sundimit te bandave, anda ky pushtet do quhet dhe qe quhet pushtet_ kriminal, me drejtues kriminele.

  2. Piramiden e krimit, bandavet, korrupsionit na e ngriti Saliu me firmen e tij te PDs, tani duhen vite te spastrohen, por jemi ne rrugen e drejte. go on Albania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *