• |
ide | kryesore

Personazhet që shoqëruan fëmijët në shkollë sot (FOTO)

Paparazzi, Slider



Sot është një ditë e veçantë për të gjithë fëmijët, pasi zyrtarisht ka filluar viti i ri shkollor.

Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit shumë personazhe të njohur shqiptarë kanë shoqëruar të vegjëlit e tyre për herë të parë në shkollë. Një moment ky emocionues jo vetëm për fëmijët por edhe për vetë prindërit.Disa prej tyre kanë shpërndarë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale dhe përbri japin urimet për ta.

Ingrit dhe Inis Gjoni kanë vendosur t’i çojnë Coco Antonelin dhe Paridin në të njëjtën shkollë dhe nuk mungojnë videot e foto me buqeta lulesh nëpër duar.

Moderatori Florian Agalliu ka treguar gjithmonë lidhjen e veçantë që ka me të voglën e tij Mia-n dhe sigurisht së bashku me bashkëshorten sot kanë shoqëruar vogëlushen e tyre për herë të parë në shkollë.

Fiori Dardha, një tjetër mama krenare për birin e saj, Abelin i cili nis klasën e parë…

Këngëtarja Orgesa Zaimi ka shoqëruar vajzën e saj Borën në shkollë, por ajo ç’ka na tërhoqi vëmendjen ka qenë fakti se këngëtarja zgjodhi të postonte një foto të sajën, duke i uruar vogëlushes suksese.

 

Edhe për Ori Kuçin është një ditë speciale pasi ajo ka shoqëruar në shkollë dy binjakët e saj dhe nëpërmjet fotos uron të gjithë fëmijët ose ndryshe “dashnitë”, siç i quan ajo.

E pra, prindërit e të vegjëlve i kanë thënë të gjitha, kështu që nuk na mbetet gjë tjetër veçse të bashkohemi me urimet e tyre dhe t’u themi “suksese”.

Sigurisht, veç tyre kanë qenë edhe shumë personazhe të tjerë që kanë bërë dedikime plot dashuri për fëmijët apo të afërmit e tyre që nisin sot vitin e ri shkollor. /Blitz.al/

Komento



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *