• |
ide | kryesore

Propaganda me biçikletë/ Çfarë synon të fshehë Veliaj

Arkiva, Kryesore



Qytetarët e Tiranës po përballen këto ditë me një trafik të rënduar dhe me situata gjithmonë e më problematike në lidhje me parkimin ne qytet. Këto probleme kanë qenë pjesërisht të mbartura. Ato janë shkaktuar nga rritja e pakontrolluar e dendësisë së ndërtimeve në qytet ndërkohë që infrastruktura publike nuk ka mbajtur të njëjtin hap zhvillimi. Por muajt e fundit situata është përkeqësuar ndjeshëm!

Sikur të mos mjaftonte mbyllja e Sheshit Skënderbej  (dhe herë pas herë e Sheshit Nënë Tereza e tani edhe e Sheshit Italia) muajt e fundit janë korsitë e reja të biçikletave ato që po krijojnë bllokimet e shtuara të trafikut. Jo vetëm që korsitë kanë ngushtuar rrugët por kanë eliminuar edhe parkimet, mbi të gjitha për banorët e lagjeve dhe jo thjesht vizitorët e tyre.

Përgjigja e Bashkisë ndaj kësaj situate është një refren i vazhdueshëm sipas të cilit tiranasit duhet të mësojnë të qarkullojnë me biçikleta e të mos abuzojnë me përdorimin e makinave, siç kanë bërë deri më sot. Kryetari i Bashkisë, që shpërndan kaseta të regjistruara në mënyrë ditore në të gjitha mediat, nuk lë rast pa e përmendur vazhdimisht këtë mesazh, teksa asnjë media nuk lejohet të ngrejë shqetësime apo pyetje ndaj kësaj politike.

Qytete evropiane si Amsterdami apo Kopenhageni po përdoren nga propaganda si shembujt nga të cilët tiranasit duhet të frymëzohen. Sipas Bashkisë, problemi tashmë janë qytetarët që abuzojnë me përdorimin e makinave e jo planifikimi i dobët urbanistik nga ana e saj.

Ka dy probleme që vihen re menjëherë në këtë mesazh.

Së pari, çështja e parkimit për banorët e lagjeve është totalisht i përjashtuar nga ky mesazh. Mijëra familje që banojnë në pallatet të vjetra apo shtëpitë private të qytetit, në ato që shpesh kanë qenë ndër lagjet më të rregullta të tij, sot nuk kanë asnjë zgjidhje nga Bashkia.

Jo vetëm parkimi, por edhe hyrje-daljet në banesa u janë vështirësuar ndjeshëm banorëve të këtyre zonave. Praktikisht ndaj tyre po bëhet sot një presion, jo dhe aq i butë, për të shitur sa më shpjet pronat e për të blerë apartamente të reja, duke favorizuar kështu ndërtuesit e lidhur me mediat dhe Kryetarin e Bashkisë.

Së dyti, e tërë fabula e Bashkisë është e bazuar mbi një gënjeshtër të madhe, atë që tiranasit abuzojnë me makinat e prandaj duhet të limitohet përdorimi i tyre.

E vërteta është komplet ndryshe: shqiptarëjanë një popull i varfër e si i tillë kanë shumë mëpak makina, konsumojnë shumëmë pak karburant, e lëvizin shumë herë më pak se popujt e zhvilluar evropian.

Le ti marrim me radhë këto fake, duke filluar me numrin e makinave. Duke përdorur të dhënat e Bankes Boterore, të përditësuara për herë të fundit në vitin 2013, mund të krahasojnë numrin e makinave për frymë ndërmjet shteteve, të shfaqur në Grafikun 1 më poshtë. Megjithëse dikush mund të pretendojë se ndërmjet Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit ka ndryshime, kjo është e vërtetë edhe për kryeqytetet e tjera të kontinentit.

Siç shihet, numri i mjeteve motorike për frymë në Shqipëri është deri në 5 herë më i vogël krahasuar me shtete si Holanda, Belgjika, apo Danimarka – modelet e propagandës së Bashkisë. Mos harroni që belgët e holandezët kanë 5 herë më shumë makina, megjithëse kanë në dispozicion një transport publik shumë herë më të mirë për lëvizje brenda e jashtë qyteteve.

Shqiptarët kanë më pak së gjysma e makinave për frymë edhe se vende të rajonit si Mali i Zi apo Maqedonia. Në fakt Shqipëria është vendi i fundit në Evropë për këtë indikator, i lënë mbrapa edhe nga Bosnja, Kosova, e Maqedonia!

 

Pretendimi i natyrshëm që mund të ngrejë dikush në këtë pikë është se shqiptarët, megjithëse kanë më pak makina se evropianët e tjerë, i mbi-përdorin ato. Një mënyrë e tërthortë për të analizuar këtë pretendim është duke parë sasinë e karburantit për frymë që konsumon një shoqëri. Për këtë indikator ka ndryshime të vogla ndërmjet burimeve statistikore por ato janë minimale dhe tregojnë të njëjtën histori.

Grafiku 2 kryen krahasimin me po të njëjtat vende, duke përdorur si referim të dhënat e vitit të shkuar nga IndexMundi/CIA Factbook. Shqipëria shfaqet me konsum të ngjashëm me vendet e rajonit.

Vlen të përmendet se vendet e rajonit kanë rrjete hekurudhash funksionale, me lidhje kombëtare e ndërkombëtare, që mbulojnë një pjesë të transportit sidomos për mallrat, duke krijuar kështu një konsum shumë më efiçent të karburantit.

Ndërkohë, krahasuar me vendet më të zhvilluara evropiane, dhe modelet për përdorimin e biçikletave, shqiptarët janë shumë më mbrapa. Ata konsumojnë deri në 6 herë më pak naftë për frymë se “bicikletistët” holandez të cilët Erion Veliaj i përmend shpesh. Edhe njëherë, kini parasysh se kjo ndodh megjithëse këto vende kanë transporte publike nga më të zhvilluarat në botë.

Mjaftojnë këto statistika të thjeshta që propaganda e Bashkisë së Tiranës të shfaqet si gënjeshtër e madhe. Shqiptarët nuk kanë më shumë makina, nuk i përdorin ato më shumë, e lëvizin shumë më pak se homologët e tyre në rajon e në Evropë. Nëse ndjekim argumentin e Bashkisë, popujt “model” si holandezët apo danezët qenkan shume më abuzues se ne shqiptarët në përdorimin e makinave.

Si është e vërteta atëherë?

Shqiptarët nuk abuzojnë me makinat e tyre, jo se nuk mund të kenë dëshirë, por sepse nuk kanë mundësi ekonomike ta bëjnë këtë. Përkundrazi, është e paimagjinueshme që shqiptarët mund të zhvillohen ekonomikisht duke lëvizur kaq pak. Fatkeqësisht, ne sot kemi një jetë shumë më statike dhe të izoluar se popujt e tjerë evropian, e nuk jemi fare “bredharakët e dashuruar me makinat” siç përpiqet të na portretizojë propaganda e Erion Veliajt.

Kaosi i krijuar me trafikun dhe parkimet në Tiranë nuk është diçka e natyrshme dhe e pashmangshme për një qytet që ende nuk ka 1 milion banorë. Ai është rezultat i vendimeve korruptive për të ndërtuar kudo e pa limit, një proces i paprecedent dhe i pakrahasueshëm me asnjë rast tjetër të Evropës  Lindore, e jo më atë Perëndimore. E gjitha kjo teksa infrastruktura dhe transporti publik në qytet e përreth tij janë ende në nivele tërësisht primitive.

Korsitë e biçikletave në vetvete mund të jenë një zhvillim i mirëpritur, por fatkeqësisht ato po kthehen thjesht në justifikimin e Bashkisë për kaosin nga ndërtimet e sotme dhe ato që pritën shumë shpejt përreth qendrës. Akoma më keq, ato do përdoren si një mjet presioni ndaj banorëve për të kryer blerje apartamentesh dhe parkimesh të reja te ndërtuesit e lidhur me Bashkinë, si dhe për të shitur pronat e tyre të vjetra.

Erion Veliaj nuk po e shpëton qytetin me biçikletat, ai po i përdor ato si justifikim për vjedhjet e tij të radhës.

Johannes Estrada/exit.al



32 Comments

  1. Erioni hapet bythesh me biciklete e mashtrime dhe kto me makina nga pordhet e mdhoja ta hypin rroten ne trotuare para ose mrapa teje .shqiptari si jevgu kur bohet mret qi nonen e vet .me makina 100milionshe i dhimset leku parkingut e parkojne ne cepa trotuaresh ose ke vizat e bardha naper lagje kjo erjona mire ja ben

  2. Mendoj qe analiza qe ju beni eshte pjeserisht e sakte. Argumenti qe , banoreve te shpive te vjetra po ju bllokohet parkimi me qellim qe ti behet presion te blejne tek te rejat eshte nje analize banale tendencioze jo serioze. Shqiptaret mund te kene me pak makina per fryme te popullsise, por ne perdorimin e mjetit kane kulture me te ulet. Qe do te thote qe e perdorin mjetin per distanca fare te shkurtra, parkojne tmerresisht gabin, nuk respektojne shpejtesine minimale te ecjes etj.
    Nxitja e perdorimit te bicikletes, duke ndertuar korsi te dedikuara per to, eshte nje gje e drejte dhe e duhur. Nje nga punet mebte mira te bashkise. Veliaj mund te kete mekate, por ne kete rast duhet pershendetur. Tirana behet ne kembe. Eshte e vogel. Zgjidhjen perfundimtare te trafikut e ben metroja. Eshte me shume kosto, por eshte zgjidhja perfundimtare.

  3. Ne fakt artikulli hedh poshte pikerisht mitin qe shqiptaret bejne distanca te vogla me makine. Kjo eshte nje gje qe nuk mund te jete e vertete, per me teper kur sot nuk mund te parkojne as shtepia e as te kafja. Perdorimi i paket i naftes tregon qarte qe nuk bejme fare levizjet e shumta me makine qe pretendon Bashkia.

    Se dyti, cfare zgjidhje ka Veliaj per parkimin per banoret?!

    Se treti, deri ne momentin qe te behet metroja, cfare duhet te bejne tiranasit?!

  4. Ju mbahet mend Ardit Gjoklaj?
    Ai emision u censurua nga televizioni mafioz Vizion + me ne krye Dulaket,klani mafioz me famoz shqiptar,nje mafie e forces te majte politike qe financon drejtperdrejte fushaten e partise socialiste.
    Artan RAMA i publicusit ne artikullin e vet shpreh : Shoqeria e ndertimit EDIL AL u shpall fituese ne nje tender te majme per Sallen e TKOB gjoja per rehabilitim. Njoftimi u be publik ne faqen e Agjencisë së Prokurimit në Web…..Sipas njoftimit ishte identifikuar si oferta e suksesshme ne nje procedure prokurimi te hapur me objekt Rehabilitimin e Teatrit Kombetar te Operas dhe Ansamblit Popullor……Shoqeria në fjale ishte debitore ndaj Tatimeve 1 muaj perpara se te shpallej si fituse e tash u shpall ne kundershtim me ligjin……Kta oligark te paturp hodhen ne gjyq dhe Artan Ramen gjoja per shpifje dhe prishje imazhi se si durojn dot tvertetat……Ja prezenca e EDI RAMES…fut debitorin e tatimeve ne gare per tender kurse debitoret e tjere pa perkrahje politike jan te destinuar me i paguajt tatimet…e pse….sepse DULAKET jane sponsor kryesor i fushates se EDI RAMES dhe si shperblim marrin tendera e spaguajn taksa fare…..matematike e thjesht….si puna e fusha shpk jane tgjith oligarket e tjere….Dulaket e Vizion + kan vjedh toka ne jug e ne Tiran kur ka qene Edi Rama kryetar bashkie…kush ja la tokat qyrraveceve te Nikos. ..kshu esht kur Shqiperine e marin ne qafe horra Dulakerish. ……kriminele e zhvates te hapesires publike hajduter te pasuris shteterore…..,mashtrues ordinere……taksat nuk i kan paguar ndnj,DULAKET mbajn vendin e 1 per evazion fiskal.
    Klika punisto-mafioze.

  5. Vizion + ne krahasim me TOP Channel ka me shume abuzime ne kurriz te shtetit shqiptar.Nese Vjollca ka shitur aparate apo ka vendosur kioska,DULAKET E VIZION + kane vjedhur toka e kane manipuluar toka ne jug te vendit ku kane ndertuar komplekse.Mjafton te shohesh mashtrimet qe kan ber dhe taksat e papaguara ndaj shtetit shqiptar e te le te kuptosh qe duhet mi bojkotu Vizion plus dhe cdo sherbim DULAKESH tringjesh.

    VIZION + ESHTE MAFIE,NUK PAGUAN PUNTORET,ZHVAT DHE MASHTRON DHE MANIPULON.

    DULAKET,MAFIA POLITIKE SHQIPTARE!

    E VERTETA NUK MBULOHET

  6. Mjafton te shohesh tenderat e ndertimet ne Tirane te kuptohet se Vizion + financon fushaten politike te majte dhe ne kembim zhvat buxhetin e shtetit shqiptar.DULAKET duhen hetuar nga Vettingu per krim ekonomik ne bashkepunim me qeverine e majte RAMA,duke i shkaktuar buxhetit te shtetit shqiptar humbje marramendese.
    Nese doni me shume,thjesht shikoni emisionin Publicus te ARTAN RAMES qe te mund te shikoni fytyren e vertete te Genc Prostitute Dulakut

  7. Nje nder mafiet me te medhaja ne Shqiperi jane DULAKET E Vizion +,perkatsisht Genc Dulaku dhe Artan Dulaku.

    HETOJINI KETA MAFIOZE TE NDYRE,KETA MASHTRUES!!!

    HETOJINI DHE DENOJINI ASHTU SIC DUHET…

  8. …mire ka bere qe po i jep hapesire bicikletave….po si t’ia bejme? ku te dalim mes qofteve dhe birrave te sheshi, qe eshte kthyer ne nje qebaptore gjigande…..edhe qau piktori kur e pa sheshin….gjoja shesh per popullin, e kane kthyer ne qebatore!!

    1. Korsite ti bente mbasi te ndalonte lejet e ndertimit. Ama edhe qytet me pallate 12-kateshe, edhe lagje ku gjithe e gjithe ke vetem nje rruge 1×1 nuk na ne bote.

  9. Mbas çdo fjale te ketij fshatarit te Beratit ka gjithmone nje genjeshter dhe nje vjedhje te madhe . Patetik genjeshtar , patetik mashtrues .

  10. Eshte Jo serioze dhe poshtruese ti kushtuhet Qofte dhe nje sekondin kohe E.V.E Kam thene dhe here te tjera,E.V. eshte monument i falsitetit.Ne cdo qelize te qenies se tij ai eshte fals.Eshte fals ne surrat,eshte fals ne te folur,ne te qeshur,ne te qare,ne te hidheruar.Edhe ne te shtirur eshte shume fals,edhe ne te ngrene,edhe kur fle gjume eshte skajshmerisht fals.Cdo sekond te jetés se tij ai ka vetem nje qellim; Me ra ne sy! Po ky eshte prej atyne qe thote Adleri,”ka njerez qe vdesin per sy dhe vemendje,Po e vetmja gje qe i ben ata intéressant ne s’y te tjereve eshte paturpsia dhe idiotesia dhe E.V.eshte i paturpshem dhe idiot.Po nuk duhet te jesh as largpames as psikolog me njofte E.V……………..

  11. Jam perdorues i makines dhe biçikletes. Jam i kenaqur qe ne rruget e tiranes po krijohen mundesira per perdoruesit e bicikletes qe te pedalojne. Pjesa tjeter e shkrimit qe ka lidhje me ndertimet pa kritere, me mos investim ne hapje rrugesh te pershtateshme per nevojat e ketij qyteti jane te drejta.

    1. Problemi nuk jane korsite e bickletave ne vetvete. Problemi eshte qe ato pa rruge te tjera nuk jane zgjidhje po problem.

    2. astrit ty sa her frroku,doshi,roshi,ndoka e ilir mety te hyp so rames ,jo vetem biciklet ju kan dulaket por edhe shtrat .

  12. Gjermania planifikon nje rrjet rrugor biçikletash pa pengesa,me mbikalime dhe nenkalime,nje investim astronomik 50 miliardEuro.Shqiperia te kishte mundesin sa 10% te perdoruesve te biçikletave ne Gjermani,
    ishte mrekulli.Perse ky investim gjigand?Eshte vetem pastrimi i ajrit,ne nje vend ku taksa per makinat e naftes eshte tre here me e madhe se ato te bexines?Jo,eshte edhe biznesi,sepse Gjermania ka afro 350 marka biçikletash.Zhurma e korsive te biçikletave,eshte vetem per kredo politike.Erion Makiaveli,prish bishta e i bën kunja.Idea e korsive te biçekletave eshte e mire,por pa baze,sepse asnje nje Qytet shqiptare nuk ka nje urbanistike te pershtatshme per nje rrjet pa nderprerje te biçikletave,Tirana kurresesi.Korsine e biçikletave shume vende e kan ne trotuar,per te shmangur rrezikun nga makinat,meqe mbas moshes 8 vjeç lejohesh te ngasesh biçikleten ne rruge.Korsi biçikletatash paralel me makinat,praktikohet ne rruget nje kalimshe,qe Shqiperia nuk e ka lluksin,sepse ka pak rrjet rrugore.Qe ne vitet 5o-te Shekullit kaluar,shume vende e kan te sanksionuar me ligj ndertimin e parkimeve te nendheshem.Sheshet publike te koplekseve te pallateve te diktatures,qe ishin nje mundesi per parkim,Rama dhe tani Veliaj i kan zene me pallate gjigande.Katrahura urbanistike,bën te pamundur edhe ndertimin e tramvajeve.Infrastuktura moderne dhe fuqia motorrike,
    jan treguesit baze te nje ekonomie te zhvilluar,ndersa Erion Makiaveli po i redukton.Puna e nje Kryeministri dhe nje Kryetari Bashkie,matet me terheqjen e kapitaleve te huaja dhe hapjen e vendeve te punes.Kjo,ne kohen e Rames dhe Veliajt nuk eshte zero,por minus,prandaj Makiaeveli kerkon ta kompesoje me korsite e biçikletave ne nje vend qe nuk prodhon biçikleta!Kur ti heqesh mundesine makinave per te favorizuar biçikletat,duhet te afrosh nje alternative.Tramvaj jo,metro(qe ka edhe Armenia) jo;-si do ti kryej nevojat kjo pjese e disfavorizuar?E gjith Bota i ka stacionet e trenave ne qender,Erion Makiaveli e largoi ne Kashar,qe rezultoi fatale,sepse pothuaj nuk udhetonte njeri.Tokat u shiten,miliona Euro te takspaguesve shqiptare iken per lesh!Meqe largimi i stacionit rezultoi “gabim”,do merren borxhe nga bankat e huaja afro 100 milion Euro,per ta sjelle stacionin e Trenit aty ku ishte(prish bishta e bën kunja)!Ky fakt tregon qe Veliaj eshte hajdut dhe injorant.Hajdut sepse ka abuzuar me fondet dhe pronat publike,dhe injorant,sepse hekurudha duhet te vazhdonte ne qender(ku duhet te jete satcioni
    kryesor) e deri tek Universiteti,per t’ja lene brezave te ardhshem ta zgjatojn drejt Elbasanit.Por hekurudha do te ishte e nendheshme,nuk kishte mundesi per te vjedhur toka,dhe trushplaret nuk do te kishin mundesi te shihnin çdo dite ashtu si sheshin,ndersa te huajve qe jan rritur me metrot,nuk do ti bente shume pershtypje,ashtu si mrekullia 8 Botes,Sheshi Skenderbej.

  13. I pari shkrim qe lexoj lidhur me mungesen e parkimit, nderkohe qe cdo media normale ne kete situate do i kushtonte gjysmen e shkrimeve apo kohes. Parkimet ne Tirane qellimisht po pakesohen, jo vetem prej ndertimeve pa asnje fare llogjike. Qellimi eshte te detyrohen qyetaret te blejne vend parkimet poshte pallateve si dhe pagesa me 100 lek/ora e parkimeve te rrugeve te dhena me koncension. Cdo rruge e re edhe atehere kur ka mundesi te kete korsi parkimi behet pa parkim.

  14. Erion Veliaj duhet hequr një orë e më parë nga drejtimi i qytetit! Shpresoj që ne, tironcit, të mos genjehemi përsëri dhe t’i vem gishtin kaptines se nuk e meriton Tirona të drejtohet nga një person që vidhte zyrat e veta! Ky shkrim tregon më së miri që është një mashtrues! Korsite e biçikletave veçse kanë sjellë para për Erionin se trafikun e kanë vështirësuar dhe përdoruesve të makinave i kanë rritur kostot! 100 lek kushton një orë parkim kur 100lek është pagesa për një orë pune! Dhe duhet të paguajmë tek ato rrugë ku banojmë prej vitesh dhe vjen mistreci, i fut ca vija blu, ca tabela “parkim me pagesë”, ca polic bashkiakë me blloqet e gjobave në dorë e ne, qytetarë e kryeqytetit, bojm sehir se si ky, Lali leku, na VJEDH ashiqare! Dhe na rre me ca korsi biçikletash se “kështu e ka dhe Amsterdomi”. VETË JEMI FAJTOR!

  15. Aho qe te trishton me keta zaret e kryeplehres eshte se c’ far soj familje i ka edukuar e rritur keta qe nuk kane asnje lloj civilizimi por vetem llum. Si ka mundesi qe te mos kene nje grime dinjitet, nje grime sinqeritet,nje grime moral e te jene pa nje fine burrerie? Nga kjo kuptohet edhe mutedukata qe i kane dhene familjet e tyre te basifondeve te shoqerise shqiptare. Ps: Ne mos gaboj keshiltaret e bashkise se Tiranes si magorance jane te opozites, e si te tille vendimet qe mer eraetyre e qelbur per ndertimiet, pyes, po ky keshill bashkiak opozitar kur erplehra jep leje ndertimi pse nuk i kundershton?

  16. Thelbi i ketij shkrimi eshte ndertimi i korsive te reja te dedikuara per bicikleta. Keto korsi shtojne perdoruesit e bicikletave ne rruge. Une besoj qe po. Jam vete i tille. E kam lene makinen per distancen qe bej. Gati gati kam shpetuar me biciklete. Perdorimi me i madh i bicikletave ul nr e makinave ne rruge. Ul trafikun, pra efekti kundert zbut efektin negativ te ngushtimit te rruges se makines. Zakonisht korsia e bic ne rruge eshte bere kur trotuari eshte i ngushte. Nuk duhet te behemi per cdo gje qe behet ne tr, kundra.

    1. Ne fakt numri eshte goxha i ulet dhe trafiku eshte renduar me tej, duke treguar qe ne fakt makinat nuk perdoreshkan me per ato levizjet e vogla qe pretendon ti ose bashkia, po per levizje me te gjata qe bicikleta nuk i mbulon dot kollaj.

      Se dyti, asnje pergjigje edhe nga ty per parkimet. Ketu perfshihen jo vetem parkimet e perdoruesve te makines, po mbi te gjitha te banoreve te zones. Cfare duhet te bejne ata?!

      1. Bicikleta eshte shpikja apo zgjidhja?
        Po urbanistika e tiranes ku eshte , planifikimi urban ne ca viti do behet apo me 1937 me rruget zogut?
        Levizja, qarkullimi, parkimi, rruget per kembesore, per bicikleta, per makina, transporti, etj jane probleme te perditshme
        Qendra e re e ka veshtiresuar trafikun, ka rritur kohen ne trafik te makinave, Veshtiresia eshte e qarte pasi nuk mund te hyjne 20 korsi ne 2 korsi eshte si gryke shisheje ose bottleneck.
        Nuk ka levizshmeri, qarkullim me kete unaze te vogel. Zgjidhja e meparshme edhe pse e shemtuar ishte ne funksion te qarkullimit. Ndersa tani nuk qarkullon , ka trafik ne cdo ore, veshtiresi ne cdo ore per te levizur.
        Levizja me makina eshte e veshtire. Sepse kalon mbi 20 min nga njera ane ne anen tjeter te qendres si kohe ne trafik. Po shtoji kohen per parkim, plus kosto parkimi , plus rruga qe do besh ne kembe pasi parkimin nuk ke tek puna, vendtakimi, zyra etj. do ecesh mininimalisht 5 minuta. Te gjitha keto shkojne rreth 30 deri 45 minuta ne mengjes dhe po aq ne dreke dhe po aq ne mbasdite. vetem ne darke mbetet atehere?!
        Makina eshte zgjidhje, por me kosto te larte
        Lvizja me biciklete, e para fare Tirana ka rreth 8 deri 10 muaj kohe te PApershtatshme per biciklete ne funksion per tu perdorur si transport.
        Ne vape te korrikut + gusht eshte nxehte dhe djersitesh aq shume duke ndenjur , lere po te levizesh, sa kur te shkosh ne pune duhet te besh banje. shtoji nxehtesine qe te pengon, pluhurin konstant , makinat si rrezik konstant pasi vijezimet per bicikleta jane te pjesshme dhe shume pak ne total km ne qytet.
        ne dimer bie shi dhe bicikleta behet e pafavorshme per tu perdorur.
        ne vjeshte dhe pranvere perdorimi eshte gjysmak ne varesi te motit,
        ne te gjithe rastet koha me biciklete eshte e konsiderueshme per te mberritur ne destinacion, po aq sa dhe makina plus andrallat si psh: familjen nuk e merr dot ne biciklete pra eshte mjet personal pervec faktit qe spagon parkim do kesh frike se te vjedhin bicikleten. etj etj,
        Pra rezulton si zgjidhje e keqe, pervec studenteve qe e kane kohen ne dispozicion , per pjesen tjeter te popullsise nuk e konsiderojme dot si zgjidhje per transport
        Te ecesh ne kembe eshte po aq e pafavorshme pervec distancave te shkurtra , ka te njejtat problematika , kohe, lodhje, shi vape pluhur rrezik , ecen ne rruge per shkak te hapesirave te zena ne trotuare etj nuk leviz dot ne cdo kohe. nuk e konsiderojme dot ne funksion te transportit, pervecse spartaneve 🙂
        Levizja me transport publik , pervcese eshte 400 lek bileta, koha eshte e konsiderueshme, minimalisht 45 minuta , kushtet jane mizerabel, djerse, pisllik, vape, etj . mund ta konsiderosh per distanca te vogla dhe kur ske makine.

        Per sqarim, tirana ka rreth 1 milion banore, dhe merret ne konsiderate levizja e qytetareve ne teresi , psh e ke shtepine tek tregu elektrik punen e ke tek 21
        jo shembuj kur shpine e ke tek 21 dhe punen tek xhamia e rr kavajes. pra ku duhet te levizesh jo te besh shetitje !
        Pra levizja eshte me kosto, e veshtire, rraskapitese, do goxha kohe ,pervecse energji e harxhuar kot dhe nerva te tendosura per shkak te veshtiresise te perditshme.
        PR-i qe i behet lali erit te ben per te vjelle, pasi per pjesen me te madhe , kosto e jeteses ne tirane eshte rritur, duke flluar nga kostot e parkimit, cmimit te apartamenteve, cmimet e njesive tregtare , cmimet e qerave, cmimet e transportit parkingjeve plus me shume nafte nga trafiku i renduar, cmimet e artikujve -cdo gje qe blehet – qe vijne si pasoje e rritjes se cmimeve te qerave, taksave lokale etj por qe perfundojne ne xhepin e qytetareve te tiranes etj.

        Kjo eshte e verteta

    2. O Alban dihet që biçikleta nuk ndot, është e mirë për shëndetin, dhe ul trafikun po më thuaj beqar je??? Se nëse ke fëmi, prindër të moshuar, ose persona në familje që nuk dinë të pedalojne ose nuk i pëlqen biçikleta si ja bën? Fëmijët në kopsht ose shkollë i çon me biçikletë? Nëse lind nevoja të çosh dikë në spital i hipën dyrrotakut?? Pyete pak Lali lekun tani që ka nusen shtatzënë (i uroj gjithë të mirat) me biçikletë e çon tek mjeku?? Nuk po them të mos përdoren biçikletat por jo me zgjidhje përjashtuese : pra meqë dikush do biçikleta hajde të prishim rrjetin rrugor të qytetit për tja përshtat çiklistit dhe të shkaktojmë kaos në trafik e pengesa për përdoruesit e tjerë të rrugës! Për hir të së vërtetës Tirona nuk ka as infrastrukturën e duhur rrugore as traditë të mirë për përdorimin e dyrrotakut!

    3. alban me siguri ti ke lindur nga jasteku i griseldes me far roshi e stalini.ty te duhet gomar per udhtim e rames ,se ishit po ju keta mutes qe qeshnit rruget qe ndertonte saliu,prandaj mundoheni si gomer qe jeni ti genjeni popullin me bicikleta.rama ka shtruar trotur per biqikleta ,per ti grabitur me von per pallate e kioska.

  17. oh pu oh pu oh pu pu pu cna gjeti me keta komunist cna gjeti.. o po paskemi qene te mallkuar si rajon, njehere enverua, tani edvinoja me velion, o zot o perendi… na ndihmo nga keta komunist jeshil qe hiqen se duan mjedisin dhe vjedhin me afera korruptiv, ca me kulla e ca me peme e bicikleta!!

  18. Une nuk po them qe me hapjen e korsive te bicikletave , u zgjidh trafiku ne Tr. si eshte trafiku ne tr, te gjithe e dime se ajo infrastrukture eshte. Por ne , nuk do shpikim rroten. E ka dhene zgjidhjen bota. Ndertimi i metrove, qe ky shtet nuk e ben sot se ska financa. Duhet me urgjence permiresimi i kushteve te transportit publik shperndarja e tij. Te gjitha bashke duhen bere .
    Por po flisnim per idene e nxitjes se perdorimit te bicikletes. Eshte ekologjike, e shendetshme per njeriun, ekonomike, dhe per destancat ne Tr, e shpejte. Jemi dhe vend me 300 dite diell.
    Ashtu sic duhet te kuptojme qe TR behet gjithmone e me masive. Eshte kryeqender, dhe ne qender te cdo metropoli ne EU , i cili i ka kushtet e mesiperme trafiku eshte i renduar.
    Ne keto kushte vete njerezit duhet te gjejne zgjidhje alternative,

    1. O bano po thirri mendjes :jo të gjithë duan biçikletat! Jo të gjithë dinë ti japin! Jo të gjithë kanë mundësinë ti japin! Biçikleta është personale, jo familjare! Pastaj mendo pak për vështirësitë që po i shkaktohen jo vetëm makinave por dhe atyre qindra bizneseve të vogla që kanë biznesin buzë rrugëve! Deri dje një makinë ndalonte për pak dhe blinin kush një ujë, kush një paketë, kush një kafe në dorë kush një krep etj etj. Tani nuk kanë mundësinë ta bëjnë! Merr një opinion tek ata biznese ku janë ndërtuar korsi biçikletash dhe do ta kuptosh! Lali lekut nuk i dhimbset qyteti! Do ta mjelë e ta vjedhë sa më shumë! Do që dhe ata biznese të vogla që po mbijetojnë me shume mund të mbyllen dhe ne të gjithë të shkojmë të blejmë tek Mane, Dulaku , Hoxha e oligarket e tjerë ortakë të Veliajt e Rames!

    2. o ti kar basha deshi te ju bente tramvaj e metro,por ju bythlepiresit e enverit zgjodhet jastekun griselda,roshin e erionken.

  19. Habitem si nuk I shkon mendja njeriu tek mungesa totale e Transportit Publik funksional, I vetmi vend ne bote pa TREN dhe ato palo autobuze qe jane vlejne vetem per t’i bere reklame te keqe transportit publik,

    Ne qofte se kerkoni VERTET zgjidhje, transporti publik efektiv, trenat, autobuzet e miremenazhuar jane e vetmja zgjidhje. Por qe nuk ju intereson pushtetareve qe majmen me naften e piset qe ju shesin.

  20. O njerez! O te mjere, as velua e as Rama punojne per tironsit , punojne per xhepat e tyre o njerez,, Tren? Tirana nuk ka gjerat me elementare te jetes se perditshme to qytetareve , u per fshane e qyten e shqiperise , vajhall per ate vend.

  21. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *