• |
ide | kryesore

Qëllohet me armë banesa e nxënëses, që denoncoi mësuesin për ngacmim seksual

Lajme, Të fundit



Banesa ku jeton 11-vjeçarja, e cila u ngacmua nga mësuesi në Lutfinjë të Tepelenës është qëlluar me armë. Të shtënat sipas policisë, u regjistruan pak pas mesnate. Mësuesi i matematikës Myzo Dida u la i lirë nga ana e gjykatës, deri në përfundimin e hetimeve.

Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë nga ana e policisë lidhur me autorët e mundshëm të të shtënave, dhe as rrethanat e tjera të ngjarjes.

Pak ditë më parë familjarët kanë pohuar se kanë pasur frikë të dërgojnë vajzën në shkollë, pasi dhe ajo vetë nuk ka pranuar që të kthehej më në shkollën ku ka vuajtur ngacmimin seksual.

Vetë Dida nuk është paraqitur më në seancat gjyqësore, ndërsa avokati i familjes e ka cilësuar absurd lirimin e tij nga arresti me burg. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin në 2 qershor, pasi mësuesi 63-vjeçar Myzo Dida dyshohet se ka abuzuar seksualisht me nxënëses 11-vjeçare në ambientet e shkollës.

Pasi mësuesi është liruar nga gjykata, vajza tentoi vetëvrasjen dhe është në gjendje të rëndë psikologjike. Ata thonë se fillimisht kanë marrë një telefonatë anonime dhe më pas kanë zbuluar se vajza e tyre abuzohej.

“Në darkë më thotë vajza e madhe “mbaro punë dhe hajde se dua të flasim”. Ne kemi marrë një telefonatë anonime ku thoshin: ‘I thoni atyre prindërve se vajza e tyre është abuzuar në shkollë’. Shkova fola me vajzën dhe ajo filloi të qajë, tha se nuk na kishte treguar se kishte frikë se do më rrihte babi. Unë nuk kam kuptuar asgjë, por vajza më thoshte më dhemb koka nuk shkoj dot në shkollë.

Nuk më thoshte se çfarë ndodhte në shkollë. Vajza nuk është shprehur. Unë ndoqa rrugën ligjore se mendova se ka shtet. Me mësuesin nuk kemi folur për këtë çështje, por ne e njihnim personalisht atë më përpara. Mësuesi na thoshte që vajza është pak dobët. Kemi mësuar se ai i thoshte vajzës se “do të mbys po i the babait, do të pres kokën me thikë”. Vajza kur mësoi se ai është liruar u bë keq dhe ka tentuar edhe vetëvrasjen. Nuk kemi besim tek drejtësia. Ata gjyqin e bënë vetë në mungesë”, ka deklaruar i ati i vajzës 11-vjecare Besnik Mucodemi si dhe nëna.



1 Comment

  1. Kjo eshte drejtesia -e Shykyrinjve-o njerez.Goditja me arme do te thote -terhiq akuzen-se per ndryshe ju eleminova .Nuk ka drejtesi ,nuk ka polici ,nuk ka shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *