• |
ide | kryesore

Qëllohet me armë zjarri në lokal vëllai i deputetit

Lajme, Të fundit



Osman Pacolli, vëllai i deputetit të Kuvendit të Kosovës Rrahim Pacolli, njëkohësisht sekretar organizativ në Aleancën për Kosovë të Re, është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Mediat lokale, raportuan se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Kosovës bëri me dije se ngjarja ndodhu në një lokal në Prishtinë, ndërsa i dyshuari A.M. është në arrati.
“Mbrëmë rreth orës 24:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë, saktësisht në një lokal ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, thuhet në njoftim.

Të njëjtat burime shtuan se: Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima: O. P, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin në fjalë policia ka identifikuar personin e dyshuar, A.M. mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i cili aktualisht ndodhet në arrati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *