• |
ide | kryesore

Real Madrid, përforcime 100 milionë euro për…pankinën

Sport



Një verë e trazuar ajo që kaloi për Real Madrid: largimi i Cristiano Ronaldos e “mbrojtja” e vështirë e Modric pas ndërhyrjes së Inter e destabilizuan të gjithë ambjentin merengues. Humbja në Superkupën e Europës ndaj rivalëve të Atletico Madrid nuk kontribuoi për të përmirësuar klimën. Merkato u bë e vështirë, po të kesh parasysh se emri që duhej zëvendësuar ishte ai i portugezit.

Shtypi spanjoll në këtë pikë hodhi vështrimin tek blerjet e reja, që nuk kanë zbritur akoma në fushë, në 5 ndeshjet e luajtura deri tani. Odriozola, Vinicius Jr. e Mariano janë paguar në total 97 milionë euro. Vetëm Courtois (titullar në dy ndeshjet e fundit të kampionatit) po provon të marrë një rol prej protagonisti.

Lopetegui lëvizi qiell e tokë për ti marrë Olympique Lione sulmuesin spanjoll Mariano Díaz Mejía. Dëshironte një numër “9” dhe ai arriti, duhej të ishte garancia për ti dhënë frymëmarrje Benzema në momentet e ndeshjes kur duhej shpejtësia. E në fakt, Mariano u rikthye në Madrid duke shpresuar se do të kishte një rol më të rëndësishëm, se 302 minutat e sezonit 2016-17.

Rastet e Odriozola (22 vjec) e Vinicius (18) analizohen ndryshe, sepse janë dy lojtarë të së ardhmes. Anësori spanjoll debutoi në miqësore kundër United e Juventus, pastaj një dëmtim e bllokoi. Vinicius Jr. u dërgua tek Real Madrid Castilla (Segunda Division B) ku vazhdon të shënojë (tre gola në tre ndeshje). Gola që janë transformua në mesazhe direkte për Lopetegui.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *