• |
ide | kryesore

Sherri Babastars-OTR, Noziy kërkon falje në gjykatë

F1, Paparazzi



Çështja e përleshjes midis dy labelë-ve “OTR” dhe “Babastars” në datën 13 shtator të vitit 2016 në Prishtinë, tani i përket gjykatës. Pjesë e “OTR” është reperi Noizy ndërsa pjesë e “Babastars” është Cozman. Kjo çështje është duke u shqyrtuar tashmë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ku është mbajtur edhe seanca fillestare.

“KALLXO.com” ka arritur të sigurojë aktakuzën në të cilën prokuroria shpjegon veprimet e të gjithë pjesëmarrësve në këtë përleshje. Sipas aktakuzës përsoni i akuzuar është Rigels Rajku, i njohur në botën e muzikës si Noizy, ndërsa pala paditëse është Ylber Abdullahu i njohur si Cozman.

Në aktakuzë sqarohet se Noizy ka sulmuar fizikisht Albert Krasniqin dhe Ylber Abdullahun, pasi këta të fundit kanë hyrë në parking.


“Noizy fillimisht i është vërsulur Cozman-it të cilit i është afruar ndërsa ishte duke ndenjur në automjetin e markës “Range Rover” dhe me grusht e ka goditur në pjesën e tëmthit dhe e ka shtyrë në automjet, si rrjedhojë i dëmtuari ka pësuar edhe disa goditje të tjera. Më pas, Noizy ka kaluar nga ana tjetër e automjetit, nga vendi i pasagjerit dhe e ka goditur me grusht në anën e djathtë të fytyrës në pjesën e buzëve Abdullahun.”-thuhet në dokument.

Organi i akuzës gjithashtu sqaron se plumbi në trupin e tij ka ardhur nga i akuzuari tjetër Albert Krasniqi, pasi që ky i fundit kishte qëlluar me dy fishekë, njëri nga të cilët ka përfunduar në trupin e Noyz-it, i cili më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e plumbit.

Në aktakuzë sqarohet se i akuzuari Albert Krasniqi kishte qenë së bashku me ‘Cozman’ në makinë dhe pasi ka ardhur në parking, është sulmuar nga Noizy, ku në një moment ka nxjerrë nga xhepi pistoletën në fjalë.

Krasniqi akuzohet nga prokuroria për kryerjen e tre veprave penale. Akuzë është ngritur edhe ndaj shtetasit Elvis Hyseni i cili në momentin e ndërhyrjes së policisë ka sulmuar fizikisht Krasniqin.

Ndërsa Visar Shala, i njohur si ‘Skivi’, do të ketë vetëm rolin e dëshmitarit në këtë proces gjyqësor.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *