• |
ide | kryesore

Video/ Çuditë nuk kanë fund në Brazil, ja çfarë detyrohen të bëjnë lojtarët…

Sport



Çudira në futboll kemi parë shumë, por disa janë aq unike sa bëhen menjëherë virale. Episodi i pazakonte ka ndodhur në Brazil, gjatë ndeshjes Vasco da Gama-Flamengo, kur pranë fundit të ndeshjes, e vlefshme për kampionatin kryesor, protagonist u bë surprizisht … ambulanca. Mjeti i ndihmës së shpejtë hyri në fushë për të marrë futbollistin e Vascos, Bruno Silva, që ishte dëmtuar. Por pasi ndaloi në mesin e fushës, u fik dhe nuk ndizej më. Një problem që i detyroi futbollistët e të dy skuadrave, që prisnin rifillimin e lojës, të shtynin ambulancën për ta ndezur. “Mendova se ishte një shaka e shoferit, por na tha se motori nuk ndizej dhe na kërkoi ndihmë për ta vënë në punë”, shpjegoi René, mbrojtësi i majtë i Flamengos që dha ndihmën e tij, mes duartrokitjeve (e të qeshurave) të publikut të pranishëm në shkallët e stadiumit Nacional të Brazilias.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *