• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama, Veliaj dhe Nikolla mbajnë miting në mes të oborrit të shkollës “Kosova”

Lajme, Të fundit



Në ditën e parë të shkollës, fëmijët zakonisht janë të emocionuar. Mendjen e kanë tek takimi me shoqen apo shokun e ngushtë pas pushimeve, përzgjedhja e bangës ku do të ulen, klasa e re, librat, takimi i shumëpritur me mësuesen, urimet për të, dhurimi i luleve e detaje të tjera si këto. Duhet të kishte qenë njësoj edhe për fëmijët e shkollës “Kosova”, që këtë vit u inaugurua në Tiranë, sikur Edi Rama, Lindita Nikolla dhe Erion Veliaj të mos kishin organizuar një miting mu në mes të oborrit të shkollës.

Para tyre kishin bërë një turmë prindërish, fëmijësh dhe mësuesesh, për t’i folur për aktivitetin që u transmetua live deri në orën 10:00 në të gjitha mediat.

Normalisht mësimi duhet të fillonte në orën 08:00, por ora ishtë duke shkuar 09:45 minuta, kur në oborrin e shkollës, mes brohorimave të të miturve, që bërtisnin duke luajtur, Edi Rama foli për planet e pronarëve të tokës dhe të firmës që kishte hedhur Lulzim Basha për të ndërtuar pallat në truallin, ku sot ngrihet shkolla.

I njëjti që dikur akuzonte kundërshtarët e tij politikë se mbanin fjalime politike para fëmijëve nëpër shkolla, sot bëri të njëjtën gjë, duke iu treguar fëmijëve planet djallëzore të Lulzim Bashës për të ndërtuar një pallat, aty ku Lali Eri sot iu “dhuroi” një shkollë.

Nuk dihet pse, Lindita Nikolla u shfaq e mallëngjyer dhe e prekur në oborrin e shkollës. Me një zë të dhembshur tha disa fjalë mbi rëndësinë e pasionit dhe përkushtimit të stafit pedagogjik dhe se sa pak ndikojnë muret e reja në edukimin e fëmijëve. Pas saj, fjalën e mori Erion Veliaj, që spikati me komplimentat dhe elozhe për atë që e quajti “kryeministri më i paparë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria”.

Ndërkohë, qw kwta tw tre pwrswrisnin tw njwjtat fjalime boshe qw mund t’ia dwgjosh nw çdo orw tw ditws nw çdo media, regjia e kryeministrisë, ndwrhynte herw pas here duke transmetuar pamjet e disa prej fëmijëve që ishin mbyllur në klasa dhe bashkë me mësuesit qëndronin si dekor dhe figurantw për t’i dhënë më shumë ngjyra kësaj shfaqjeje bajate dhe të dalë boje, të cilën mund t’ia kishin kursyer në ditën e parë të shkollës fëmijëve . Video më poshtë:

 

 



10 Comments

  1. Politike femijeve u bene ky cari ine ? Zullumi i eshte trashur aq shume sa as vete nuk e kupton se çfare flet ky idiot .

  2. ….po pse nuk e bere 4-kateshe shkollen?? kishe mundesi, se e nise vete qe nga fillimi…..a ju dhjefsha vizionin! dhe pastaj i nxirrni femijet paradite pasdite ne shkolle me turne se nuk ka klasa

  3. Opo salen se pash qe te priste shiritin. Si ka mundesi? Se ai vdes per gjera te tilla. Do ket qen i zen me gruan e stalinit, duke i shpjeguar demokracin dhe i ka ber praktik me dy gishtat.

  4. inilats-sala ishte i zen duke para prerjen e shiritit qe beri meta kur ju futi ngjalen e pallen ne lalz.inilats ku e ke bllokun e metes apo edhe blloku i metes te duket pall ty e rames nga kokaina qe merrni.rama .

  5. femijet tek femijet.qfare kujtoni rama esht pos nji qamarrok femij.truri i rames ka aq vetedije sa pordha e metes.

  6. Ato kurvat tuaja@inilats-nuk eshte nevoja ti zesh me zor se ato per partine tere diten me kembe perpjete rrine Kane stazh parti per kete pune ato vene vete tek drogaxhinjte ,ato kane dhe nje te mire tjeter se kur nderrohen pushtetet perseri kembet perpjete i mbajne me te tjeret o -ropqire-i ridhjerjes me gra dhe motra c’kini ne fis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *