• |
ide | kryesore

Vijon debati mes Taynës dhe Fifit

Paparazzi, Slider



Rivaliteti mes Taynës dhe Fifit është një nga temat më të diskutuara së fundmi. Kënga e fundit e Fifit, “Habibi” është komentuar si Diss ndaj Taynas pasi në një pjesë këndon: “S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon”, duke iu referuar faktit që Tayna në këngën e saj “Columbiana” thotë se e ka belin shumë të hollë.

Por Fifi nuk është ndalur me kaq pasi në intervistën e fundit për “Mirage” është shprehur se as Tayna, as Rina nuk kanë bagazh për ta quajtur veten Mami të repit.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Tayna e cila ka postuar një foto gjatë pushimeve dhe thumbon Fifin me përshkrimin që ka lënë. “Like po e gjetet dikon me bel t’trashe”, ka shkruar Tayna duke ironizuar peshën trupore të Fifit, ç’ka ka sjellë një reagim të madh nga fansat e të dy palëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *