• |
ide | kryesore

Albin Kurti thërret protesta kundër Thaçit: Ta ndalim! Ai s’ka mandat për dialog me Serbinë

Lajme, Të fundit



Kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur sot një konferencë për media, përmes së cilës ka ftuar të gjithë qytetarët, anëtarët e partive politike dhe organizatat që të marrin pjesë në protestën të cilën do ta organizojë Vetëvendosja me datën 29 shtator.

Sipas liderit të Vetëvendosjes, kjo protestë do të organizohet për ta mbrojtur Kosovën nga Presidenti Thaçi dhe se një popull nuk mund t’i nënshtrohet një njeriu.

Sipas tij Kosova po kalon një gjendje të rëndë dhe se Hashim Thaçi duhet ndalur, pasi ai nuk ka mandat për bisedime me Serbinë. Për kryetarin e Vetëvendosjes, gjithçka po bën Thaçi është një aventurë e tij personale.

“Situata politike në Kosovë është e rëndë, sidomos nga ndërmarrja e Presidentit Hashim Thaçi për dialog me homologun e tij presidentin serb, pa mandat nga Kuvendi, pa parime për dialogun, pa ekip gjithëpërfshirës. Kjo aventurë personale e Presidentit të Kosovës duhet ndalur. Ky president nuk ka as legjitimitet, as kompetencë e as kredibilitet”, tha Kurti.

Më tej ai shtoi se arsye për të protestuar është edhe situata e vështirë socio-ekonomike që po po kalon Kosova.

© LAPSI.al

 



2 Comments

  1. Jeni e vetmja force qe kerkoni aktivisht shnderrimin e kosoves ne vend europian. partite e luftes PDK AAK NISMA dhe LDK jane per statusquo-n qe con kosoven ne shpopullim dhe shperberje

  2. nese ne nuk shpallim nongrata padrejtesin ne mezin tone ne unitet mendimi dhe veprimi do jete padrejtesia ajo qe do na shpalle nongrata neve duke na asimiluar ne trojet tona rrug te mesme nuk kane kemi territore per te marrur ne shtetet fqinje kurse shtetet fqinje gjoja per tu pajtuar na kerkojne tu dhurojme territore tjera ,kjo eshte ne papajtushmeri me lirit dhe te drejtat e njeriut ,per te drejten hakun e nje kombi nuk guxon kush te bejne pazare .pa u pyetur 15 milion shqiptare qe flasin shqip perse ne votojme pushtetin dhe perfaqsues votojme te drejtat tona ,qe respektohen mbrohen me cdo cmim ,nuk kan te drejte liderit politik si perfaqsues popullore te hellin asnje hap pa pyetur kombin e vet e nese ato pretendojne ta kalojne cakun kjo eshte papajtushmeri me 15 milion shqiptare qe drejtperdrejte ,zhyteni ne lufte ,kurse venia e te drejtes historike ne vend nuk sjell lufte sepse te gjith e dine qe me shqiptaret u be padrejtesi bile ato shqiptareve u detyrohen cdemtim historik ,per barbarizmat qe i kan bere ne nje shekull ja kalon vleres se vet shteteve ballkanike si ekonomi qe kan dhe vlere njerzore,qe kan,si cdemtim i krimeve ndaj nesh ne nje shekull,por vet koha faktet rrethanat domosdoshmerit po ua bejne te qarta te gjitheve ,domosdoshmerit per te ardhmen ku ne plan te pare do zere e drejta haku faktet historia duke rrezuar njeher e pergjithmone cdo pretendim kunder saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *