• |
ide | kryesore

Basha i kërkon Ruçit shqyrtimin e “vetingut në politikë”, socialistët kundër

Lajme, Të fundit



PD i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit te Kuvendit Gramoz, për mbledhjen e Këshillit te Legjislacionit dhe Komisionit te Ligjeve, ditën e premte.

Në letër-kërkesë, dërguar në emër të PD nga kryetari i Grupit Edmond Spaho, kërkohet që ditën e premte, të nisë shqyrtimi i vetingut në politikë në mbledhjen e Përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve.

“Duhet të nisë shqyrtimi i nismës kushtetuese të opozitës për të amenduar opozitën që njësoj si gjyqtaret, prokurorët, policët gardistët e thjeshtë, politikanët ti nënshtrohet vetingut”, apeloi më herët gjatë ditës së sotme kryetari i PD-së, Basha nga selia blu.

Kërkesa e opozitës vjen pasi Partia Socialiste është shprehur kundër këtij projektligji. Sipas socialistëve, vetingun e vërtetë në politikë, do ta bëjë SPAK dhe BKH dy struktura që nuk janë ngritur ende dhe duket se do të marrin formë pas shumë kohësh.



1 Comment

  1. Ju rilindas, perse nuk e pranoni vetingun e politikaneve?_ Dihet, e vertetohet se ju jeni nga ata qe thone: beni si themi ne’ e mos beni si bejme ne,, atehere, ne se jeni te paster, te ndershem sic hiqeni, perse mos te ;;;;vizitoheni;;;; se c;viruse keni? Kjo eshte frika….ju jeni kerrmosur, e bere pis nga tere anet, e su lane gje, prandaj se pranoni vetingun, e beni akrobacira per te gjetur shtigje shpetimi. Dhe kjo eshte lyrosja tuaj, prej kaqe vitesh, qe genjeni e mashtroni e vidhni kete popull, andaj eshte domosdoshmeri vetingu politikes,, qe ta marre vesh imadh e i vogel kush na ka drejtuar. Vendi do ece me shume nese largohen skoriet e kermat e politikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *