• |
ide | kryesore

Basha zbulon oligarkun që fshihet pas shembjeve në Jalë/ ‘Kryeinspektori i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit’

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi në një konferencë të jashtëzakonshme se prishja e shtëpiave sot në Jalë fsheh grabitjen e trojeve në Jalë.

“Kanë një qëllim për të grabitur trojet e Jalës. Aktet kanë qenë të rënda dhe të dhunshme. Banorët kanë thënë se toka do kalojë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtes dhe më pas do të jepet miqve të tij. Është e njëjta skemë se Teatrin Kombëtar.” – u shpreh Basha, duke përmendur emrin e biznesmenit Alban Xhillari, pronar i kompleksit “Folie Marine” në këtë plazh dhe i njohur si person i afërt me kryeministrin.

Basha zbuloi edhe se inspektori i IKMT-së që u konfliktua me deputetin demokrat Agron Shehaj është i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit.

“Deputetët tanë u nisën menjëherë sapo nisi konflikti. Policia dhe IKMT janë sjellë si banditë. Kryeinspektori Fatmir Metaj kërcënoi deputetin Shehaj. Fatmiri i Nasibes, është ish-shefi të Tropojës në periudhën më të tmerrshme që ka kaluar vendi. Për ata që e kanë harruar, në 12 shtator 20 vite më parë në makinën e tij udhëtuan bandat që vranë Azem Hajdarin”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati deklaroi se PD do të bëj një kallëzim sot për Fatmir Metën, i cili sipas tij i ka shpëtuar njëherë drejtësisë për vrasjen e Azxem Hajdarit, por këtë herë nuk shpëton dot.

“Përgjegjësinë do ta mbash ti Edi Rama me kokën tënde, po ju prek një fije floku një deputeti”, – mbylli konferencën e jashtëzakonshme Lulzim Basha. ©Lapsi.al 



7 Comments

  1. opaaaa doli bablia 7.

    Meqe e thote lulushi eshte e vertete , ai e ka vrare Azem Hajdarin.

    Si grat e keqija. Mundohen te fusin njerezit ne sherr , ne gjak,
    Tamam intrigant.

    1. O i kuq ke të drejtë 50 vjet vrasje nga komunistët i fshitë sikur mos të ishin dhe na keni shurdhuar veshët me 21 Janarin.

  2. jkl ti i ke henger mutin,lepir zhelet ,lepit bythet 75 vite stalinit,titos,popoviqit,enverit,ramizit,ruqit,spartak brahos,xhafes ,nexhmijes dhe nuk te mjaftuan por u thith pallat bijeve te tyre edvinit,erionkes,geronit,tahirit,roshit,doshit etj me 7 qindra mijera her.ik ne qenef se po te pret negjmija ik.

  3. E ne grupin tend parlamentar vrasesin e azemit saliu dhe genci per te tjerat po ju pret Izeti ne gjykate per ballafaqim.azemi eshte gjalle

  4. OOOOOOOO Luli thuaj ndonje fjale per njerezit ne Jale qe ngelen me gisht ne goje pervec se u dhunuan fizikisht se sa per deputetin tend ai eshte i zoti i vetes e di te mbrohet, madje ai eshte dhe i pasur. Fole
    ndonje fjale per ata qe humben pronat dje ne Jale.Apo kujt i plasi b…. per ata .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *