• |
ide | kryesore

Champions/ Pochettino skeptik, me Inter shanse të barabarta

Sport



Për Inter e Tottenham është një ndeshje për të mos u humbur ajo në San Siro, duke patur pasrasysh edhe skuadrat e tjera të grupit. Megjithatë tekniku i londinezëve Mauricio Pochettino është i kujdesshëm dhe nuk zbilancohet përpara ndeshjes delikate në Champions.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë sepse ne dhe Inter vijmë në këtë sfidë në të njëjtën mënyrë, – ka shpjeguar argjentinasi – e ne duhet të përmirësohemi shumë. Duke luajtur si në ndeshjet e fundit nuk do shkojmë askund”.

Tottenham vjen nga dy humbje, por Pochettino nuk e bën një dramë: “Nuk besoj se jemi favoritët – u shpreh tekniku -. Inter është një skuadër me histori. Ka lojtarë të mirë dhe një trajner të rëndësishëm me një grup kompetitiv. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Do të luajmë për të fituar, por do të jetë një ndeshjen shumë e vështirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *