• |
ide | kryesore

Çudia/ Ndërpritet kampionati në Itali, vendoset të premten

Sport



Në Serie B mbretëron konfuzioni. Pas vendimit të Gjykatës Administrative Rajonale (Tar) që anulloi atë të Kolegjit të Garancisë së Coni-t, vjen edhe deklarata e presidentit të Kolegjit, Frattini: kampionati ndërpritet në pritje të një mbledhje të re të Kolegjit të Garancisë parashikuar në fund të javës.

“TAR i Lazios, përvecse ndërpreu seancën, ka pezulluar edhe kampionatin – ka thënë Frattini për InBlu Radio -. Të premten në datën 21 shtator Kolegji i Garancisë do ta rishqyrtojë cështjen në një kompozim komplet të ri dhe aty do të vendoset nëse Serie B do të jetë me 22 apo 19 skuadra. Nëse do të vendoset për hipotezën e parë, të hënën e ardhshme do të vendoset cilat do të jenë tre skuadrat”.

Situatë kaotike duke qenë se momentalisht Serie B është në javën e katër dhe luhet me 19 skuadra…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *