• |
ide | kryesore

Dritëhijet e tenderit/ 80 mijë lekë për një uniformë të punonjësit të urgjencës

Lajme, Të fundit



Rreth 80 000 lekë të reja i ka kushtuar buxhetit të shtetit uniforma për një punonjës të “Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”; nga këto rreth 70 000 lekë të reja rrobat dhe pak më shumë se 10 000 lekë këpucët.

Emisioni “Boom” në Ora Neës ka zbardhur çmimet marramendëse të çdo pjese të kësaj uniforme, ku një xhup dimëror për stafin e urgjencës ka kushtuar 30 100 lekë të reja, 15 300 mijë lekë është çmimi i pantallonave dimërore dhe 10 500 atyre verore.

Hije të forta dyshimi ngrihen mbi procedurën e realizimit të këtij tenderi, ku gazetarët zbuluan ndryshimet që ju bënë gjatë rrugës specifikimeve teknike, përmes një shtojce. Më konkretisht: Nëse pantallonat dimërore me vlerë 15 300 lekë, në dokumentet standarde të tenderit , fillimisht u kërkua të kenë në përbërje 98% pambuk dhe 2% elastan, në shtojcë kjo ndryshohet dhe kërkohet realizimi i tyre me material 84% poliestër dhe 16% elastan.

Kur bëhet fjalë për uniformat e stafit të urgjencës mjekësore, çmimet e të cilave konkurrojnë edhe ato të veshjeve firmato, e ku kriteri bazë është higjiena, është i pajustifikueshëm fakti që pantallonat nga pambuk u kthyen në poliestër!

Të pyetura zyrtarisht në lidhje me këtë fakt, “Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore” , por edhe “Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara”, kanë heshtur. Gjithë këtë investim në fasadën e shërbimit të urgjencës e promovoi edhe vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë muajit korrik të këtij viti./ora news



5 Comments

  1. Se mos eshte rasti i pare? po ato fondet e tjera qe jane vjedhurper CEKAPin, po per guzhinat qe furnizojne me ushqime, po per sterilizimet, po per mbetjet spitalore,,,,eh,,,, sa kane vjedhur, e na kane vjedhur, po prape ka bagabonde rilinda qe na hiqen si te ndershem. Keshtu ka shembuj plo, e perplo, por hajduterve nuk po u mbushet akoma xhepi e mendja se jane hajdute, por edhe makute.

  2. Ja kjo eshte nje kauze e drejte per Opoziten.. Le tja ngulin dhembet ketij rasti dhe mos ta leshojne pa futur nje njeri ne burg. Te kopsision dokumentat dhe te shkojne ne prokurori.

    Jo te merren me kengen e partizanit te vogel velo.

    Por kam frike se ketyre te PDs me shume ju leverdis te merren me Kengen e Velos se sa me keto tendera korruptive se duan qe kur te vijne vete ne pushtet te bejne te njejten gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *