• |
ide | kryesore

Fillon Champions League…(kalendari dhe oraret)

Sport



Kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit Europian për klube do të bëjë debutimin e sezonit 2018-19 me ndeshjet e para të fazës së grupeve. Pritshmëritë janë të mëdha, sidomos pas lëvizjeve të klubeve, në tentativë për ti dhënë fund hegjemonisë së Real Madrid, fitues i tre trofeve të fundit.

Katër grupet e para do të zbresin në fushë sonte, ku ndër pretendentët për triumfin final do të shohim në veprim Barcelonën, Liverpool e PSG.

Vëmendja kryesore është e përqendruar në San siro për Grupin B, me Inter që pret anglezët e Tottenham dhe për Grupin C ku nënkampionët në fuqi sfidohen nga Paris Saint Germain.

Anfield Road është kështu skena ku do të luhet akti më i bukur i mbrëmjes. Jurgen Klopp dëshiron ti rikthehet ndjekjes së Kupës me veshë të mëdhenj, ndjekje që u ndërpre në Kiev me dëmtimin e Salah dhe gafat e Karius.

Vullkanike pritet të jenë edhe 90 minutat në Beograd. Crvena Zvezda dhe Napoli nuk mund të humbin terren në një grup ku gabimet janë të barabarata me skualifikimin.

Pesë kandidatët e tjerë, që kuotohen ndër favoritët kryesor e luajnë aktin e tyre të parë të mërkurën. Sfidat më të vështira duket se janë rezervuar për kampionët në fuqi të Real Madrid, që duhet ta zgjidhin vendin e parë me Romën, por nuk do të jetë e lehtë as për Manchester City të luajë me Lyon, pavarësisht se francezët humbën në ditët e fundit të merkatos Mariano Diaz, me destinacion Madridin.

Transferta për Bayern Mynih, Juventus dhe Manchester United në daljet e para Europiane. Interesant rikthimi i parë në Spanjë me fanellën e Juventusit për Cristiano Ronaldon, në një kompeticion ku gjithnjë është shprehur në maksimum.

Kalendari i plotë i ndeshjeve të para për Ligën e Kampioneve

TË MARTËN
Champions League – Grupi A
21:00 Club Brugge – Borussia Dortmund
21:00 Monaco – Atletico Madrid
Champions League – Grupi B
18:55 Barcelona – PSV Eindhoven
18:55 Inter – Tottenham Hotspur
Champions League – Grupi C
21:00 FK Crvena Zvezda – Napoli
21:00 Liverpool – Paris Saint Germain
Champions League – Grupi D
21:00 Galatasaray – Lokomotiv Moscow
21:00 Schalke 04 – Porto

TË MËRKURËN
Champions League – Grupi E
18:55 Ajax – AEK Athens
21:00 Benfica – Bayern Munich
Champions League – Grupi F
18:55 Shakhtar Donetsk – Hoffenheim
21:00 Manchester City – Lyon
Champions League – Grupi G
21:00 Real Madrid – Roma
21:00 Viktoria Plzen – CSKA Moscow
Champions League – Grupi H
21:00 Valencia – Juventus
21:00 Young Boys – Manchester United

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *