• |
ide | kryesore

Juventus/ Agnelli lajmëron një tjetër CR7, ja goditjet e mundshme

F1, Sport



Pas Cristiano Ronaldo, në kampin e Juventus po shohin me prioritet një tjetër goditje të madhe në futbollin ndërkombëtar. Drejtuesit bardhezinj e dinë mirë se për tu afirmuar në panoramën Botërore është e nevojshme të kesh kampionë në skuadër me aftësi teknike të lartë, por mbi të gjithë të jenë të paparashikueshëm që të mos i japin pika referimi kundërshtarit.
Agnelli, në një intervistë për Financial Times, ka përcaktuar një identikit shumë të qartë të super blerjes së ardhshme të Juventus: “Duhet të jemi në gjendje të marrim Cristianon e ardhshëm, por të moshës 25 vjec. Do të planifikojmë hapat e mbetur për tu bërë numri 1″.

Tifozët bardhezinj ëndërrojnë dhe kanë nisur të mendojnë emrat: më i zakonshmi është ai i Milinkovic-Savic, 23 vjec dhe luan me Lazion. Tek ai pëlqehet forca fizike dhe kualiteti i padiskutueshëm: i njëjti që mund të dallohet tek këmbët e Federico Chiesa që po shkëlqen tek Fiorentina.

Bardhezinjtë e kanë treguar se dinë të dalin edhe jashtë Italisë e në këtë rast Marco Asensio i Real Madrid është një protagonist i jashtëzakonshëm për tu marrë në konsideratë. Në Spanjë është gjithashtu edhe një tjetër kampion i këtij niveli: mesfushori i Atletico Madrid, Saul Niguez, i cmuar në veprimet me topin dhe depërtimet në zonën e vogël.

Edhe në Premier League nuk mungon zgjedhja: Gabriel Jesus e Dele Alli janë dy talente të pastër nën 25 vjec, pa harruar gjermanin Sanè, ku shihen qartë cilësi superiore, sidomos në shpejtësi e sipër.

Një karakteristikë që nuk i mungon Kylian Mbappè, ndoshta ëndërra e vërtetë e Agnelli. Por francezi është po aq i vështirë për tu negociuar sa edhe braziliani Neymar, ndaj Juventus duhet të mendojë vec anës financiare, edhe një strategjie për tiu afruar…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *