• |
ide | kryesore

Juventus/ Douglas Costa i shpëton provës TV; dënohet vetëm për pështyrjen

Sport



Juventus do të humbasë Douglas Costa në kampionat për katër javë: ky është vendimi i Gjykatësit Sportiv për brazilianin, fajtor se pështyu Di Francescon në fund të ndeshjes kundër Sassuolo. Në dhënien e dënimit nuk është futur prova tv duke qenë se goditja me bërryl është konsideruar jo sjellje e dhunshme. Bardhezinjtë nuk do të bëjnë apelim.

Juventus madje do të gjobisë brazilianin, që është përfshirë rregullisht në skuadër për transfertën e Champions me Valencian. Douglas Costa do të mungojë kështu kundër Frosinone, Bologna, Napoli e Udinese e do të kthehet në dispozicion të Allegri në serie A në 20 tetor për ndeshjen kundër Genoa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *