• |
ide | kryesore

Laborator përpunimi droge në Milano, kapet shqiptari me 2.5 kg heroinë

Lajme, Të fundit



Policia italiane e Milanos ka vënë në pranga një 35 vjeçar shqiptar me akuzën e trafikut të drogës të tipit heroinë. Në zotërim të tij janë gjetur rreth 2.5 kg heroinë e 6 kg lëndë përzierje për përgatitjen e dozave të drogës. Gjithashtu në banesën e shqiptarit është zbuluar një laborator i vërtetë përpunimi heroine.

35 vjeçari shqiptar nuk ishte i skeduar më parë nga policia italiane. Prej muajit qershor, policia italiane ishte vënë në gjurmët e trafikantit shqiptar i cili rezulton i martuar në Shqipëri e me qëndrime të shpeshta në qytetin e Milanos. Pas një kontrolli rrugor në çantën e 35 vjeçarit shqiptar është gjetur 1 kg e gjysëm heroinë e konfeksionuar në dy pako.

Ndërsa në banesën e tij është zbuluar një laborator i vërtetë heroinë ku është sekuestruar një tjetër sasi droge prej 1 kg e gjysmë heroinë, instrumentat për përgatitjen e saj si dhe rreth 6 kg lëndë përzierëse. Gjithashtu 35 vjeçarit shqiptar i janë sekuestruar dhe 8 mijë euro cash. Dozat e heroinës të përgatitura nga shqiptari shiteshin më pas në një zonë pyjore të Milanos e frekuentuar nga përdoruesit e drogës.

Sipas policisë italiane, 35 vjeçari shqiptar mund të jetë anëtar i një grupi trafikatësh me bazë në Shqipëri, me detyrë punëtor i specializuar në përgatitjen e heroinës dhe shitjen e saj në Itali. Sipas raportit të fundit të Drejtorisë së Antidrogës italiane, Shqipëria vazhdon të luajë një rol parësor në rrugën ballkanike të trafikut të heroinës në Itali e me pas në Europë.



1 Comment

  1. Te gjithe ata qe kane shkuar ne itali nga kutova morren me droge ,bile ca nga ata kane blere 2,3 shtepi ne Amerike.Te gjithe kucovaret ne pergjithesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *